PS: Ajazi s'mund rrijë në krye
të SHISH, PD: Po bëni presion

TIRANE- Mazhoranca dhe opozita vazhdojnë përplasjen  për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi.

Deputeti i PS-së, Arben Çuko, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë deklaron se Visho Ajazi nuk mund të qëndrojë në krye të SHISH pasi është në kushtet e pavlefshmërisë së kryerjes së detyrës. Por nga ana e PD-së, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka thotë se e gjitha është presion ndaj ketij institucioni me qëllim largimin e vëmendjes nga ministria e Brendshme e cila ka dështuar të luftojë krimin e organizuar.

“Ky drejtor nuk ka certifikatën e sigurisë dhe është në kushtet e pavlefshmërisë së kryerjes së detyrës. Nuk kemi mbaruar ende fazën pyetjes në Komision. Pa certifikatë ai nuk mund të raportojë . Po presim që të pajiset me certifikatë. Por një person që ka dy shtetësi duhet t’i vijë çertitifikata nga  të dy shtetet.”- tha Çuko

Nga ana e tij nënkryetari i komisionit të sigurisë thotë se “bëhet për të fshehur paaftësinë e Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të policisë së shtetit për të luftuar krimin e organizuar.  Kërkojnë t’i faturojnë paaftësinë e Ministrisë së Brendshme, institucionit të SHISH.  Kërkon që luftën kundër krimit ta bëjë SHISH dhe policia e shtetit të bëjë policinë e lojrave të fatit mjedisit, por vetëm luftën kundër krimit jo.”

Javën e kaluar sekretari i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj depozitoi në Kuvend një kërkesë me anë të së cilës kërkon që të ushtrojë një kontroll në Shërbimin Informativ Shqiptar. Nëpërmjet kësaj shkrese, deputeti i mazhorancës i kërkon kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, që të aprovohet kërkesën e tij në mënyrë që të ushtrojë kontroll në institucionin e SHISH.

Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur