PS akuza PD-së:
Gardën po e bëni terroriste

PS akuza PD-së: <br />Gardën po e bëni terroriste
Debate të forta në Komisionin e Ligjeve mes deputetëve demokratë dhe atyre socialistë në lidhje me nenet e Kodit Penal që kanë të bëjnë me terrorizmin. Akuza e deputetëve të opozitës ndaj atyre të mazhorancës ka qënë në lidhje me formulimin e një neni të caktuar, i cili nëse merret i mirëqenë, sipas tyre, atëherë dhe veprimet e Gardës më 21 janar do quheshin terroriste. Konkretisht PS ka dalë kundër nenit 230, pika 2, që klasifikon si vepër penale me qëllim terrorizmin edhe veprat që provokojnë gjendje tmerri në publik, duke theksuar se sipas këtij parashikimi dhe puna e Gardës, më 21 Janar, klasifikohet vepër terroriste. Shkëndijën e ka dhënë anëtarja e këtij Komisioni, njëherësh nënkryetare e grupit parlamentar socialist, Vasilika Hysi e cila ka pyetur kryetarin Rusmali, nëse referuar këtij neni do t'i quante veprimet e Gardës më 21 janar 2011, terorriste, duke sjellë provokimin e debatit që ka shpërthyer me akuza dhe kundër akuza që kanë të bëjnë me ëndrra sipas tyre me 21 janar.
Hysi: Do t'i quani veprimet e Gardës më 21 janar akte terroriste?
Rusmali: "Gërma 'n' është ofruar nga OPDAT, e doni atë apo e keni..?
Hysi: E duam shumë po OPDAT duhej t'ia kishit çuar ju e jo ne!
Rusmali: Nëqoftëse do kthejmë gërmën "n" do të shihni ëndrra me 21 janar apo jo?
Ligori: Të lutëm shumë mos provokoni dhe mos ofendoni, as në duam OPDAT apo jo se na u bë sikur me qenë...se mos përdor ndonjë term tashmë që...
Rusmali:...e the që nuk e doni atë e the.
Ligori...Dhe e dyta ne s'kemi ëndrra me 21 janarin, sepse ne shikojmë ëndrra shumë më të bukura. Ëndrrat dhe makthet e 21 janarit i keni ju zoti kryetar, jo ne.
Rusmali: Mendoj se janë e njëjta pasi s'ka ndryshime...!
Felaj: Ne nuk biem absolutisht dakort që gërma "n" e cila pretendohet se është transfuzuar në pikën 2 të paragrafit është e njëjta gjë. Nuk është absolutisht e njëjta gjë. Eshtë një gjë krejt tjetër që ti e ka zgjeruar dhe çfarë do lloj gjëje ti të fusësh aty, mund ta fusësh si terroistë. Kështu që jemi në ekstreme dhe s'ka të bëjë fare kjo.
Për shkak se debati mes PD dhe PS shkoi deri tek përkthimi i termave nga anglishtja, u vendos që pasdite një grup i vogël deputetësh të gjejë gjuhën konsensuale dhe sot ndryshimet të kthehen në Komisionin e Ligjeve. Ndërkohë që premtimi elektoral, kur është i tepruar, mund t'i kushtojë deputetëve ose kandidatëve për deputetë dënimin me burg. Ofrimi i parave ose të mirave materiale, bërja e premtimeve individuale për vende pune ose favorizime të tjera në këmbim të votës, quhen tashmë vepra penale dhe dënohem minimalisht 6 muaj deri në 2 vjet burgim. Por dhe qytetari, i cili shet votën e tij për para ose dhurata, merr gjobë. "Në një fushatë elektorale pa diskutim bëhen premtime nga të gjitha llojet e kjo sigurisht s'duhet penalizuar. Kur këto premtime bëhen në mënyrë individuale për persona konkretë dhe padyshim kanë qëllimin brenda, kjo padyshim që duhet konsideruar si një lloj imponimi që me gjithë këto mënyra që parashikohen këtu i bëhet zgjedhësit", tha Subashi. Ndërsa Rusmaili u shpreh 'premtimi elektoral është i dallueshëm qartë nga pazari për votën. Dispozita dënon pazarin për votën'. Me propozim të komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët kanë përshirë në Kodin Penal dënimin për komsionerët që vjedhin vulat ose refuzojnë të numërojnë votat. Ndëshkimi për ta llogaritet deri në 5 vjet burg. Këto ndryshime u miratuan me konsensus nga PD e PS.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane