PS: Basha gënjen qytetarët e
Tiranës me projekte imagjinare 

PS: Basha gënjen qytetarët e<br />Tiranës me projekte imagjinare 
TIRANE - Partia socialiste me anë të deputetes Blerina Gjylameti, ka akuzuar përsëri kryetarin aktual të bashkisë Lulzim Basha, se nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Sipas Gjylametit, Basha flet për parqe e shkolla imagjinare, ndërsa qytetarët e Tiranës e shikojnë se e la në harresë qytetin.
 
Fjala e plotë e Blerina Gjylametit

Lulzim Basha ka gjetur një rrugë unike për t’u përballur me dështimet e tij.
Edhe pse s’ka mbajtur asnjë premtim, edhe pse mandati i tij ka qenë një dështim dramatik që e përjetojnë sot qytetarët e gjithë Tiranës, Luli ka paturpësinë të dalë nëpër ekrane e të prodhojë spote ku flitet për sukseset, çudirat e mrekullitë që paskan mbirë anembanë Tiranës gjatë mandatit të Lulit.

Ka zgjedhur të tallet me qytetarët duke ngulur këmbë se projektet janë aty, por janë qytetarët që nuk i shohin. Sepse Luli duhet të jetë i vetmi kryetar bashkie në botë që ndërton rrugë imagjinare, tramvaje imagjinare, terrene sportive imagjinare, parqe imagjinare.

Le të marrim një rast flagrant. Do të aplikohet Karta Studentore Bashkiake me të cilën ofrohet transport falas dhe tarifa të reduktuara për shërbimet, premtoi Luli në 2011.
4 vjet më pas karta e studentit i është bashkuar tramvajit dhe bulevardit të ri si objekt barsoletash e batutash në rrjete sociale. Por jo për Lulin. Premtimi është mbajtur, karta është bërë, por nuk mund të përdoret, thotë Luli.

A ka tallje më të madhe me qytetarët? A mund të shitet si arritje një copë kartoni që nuk hyn në punë për asgjë?
Komedia e kartës së studentit është në fakt ilustrimi më i qartë i mënyrës sesi i ka trajtuar Luli qytetarët e kryeqytetit.

Prandaj jemi të sigurt që në 21 qershor votat e qytetarëve të Tiranës për kandidatin e Lulit do të jenë po aq reale sa karta e studentit me të cilën studentët mund të udhëtojnë sot në tramvajin e Lulit me çmime të reduktuara.

Mandatit të Lulzim Bashës i ka ardhur fundi e bashkë me të edhe dështimeve e keqmenaxhimit të kryeqytetit. Në 21 qershor qytetarët e Tiranës do të votojnë që kryeqyteti të kthehet në drejtimin e duhur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit