PS: Basha ka zgjedhur t’i bëjë
bisht përballjes pasi ka dështua

PS: Basha ka zgjedhur t’i bëjë<br />bisht përballjes pasi ka dështua
Për Partinë Socialiste Lulzim Basha ka zgjedhur t’i bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Bashkisë së Tiranës. Deputeti socialist Besnik Bare tha se Basha fshihet pas kandidatit Halim Kosova. 

“Ai fshihet pas një tjetër kandidati dhe kohët e fundit ka filluar të mos duket më fare në Tiranë. Shpreson se, duke u larguar nga Tirana, banorët e kryeqytetit kanë për të harruar dështimet spektakolare të këtij mandati të tij”, deklaori Bare. 

Për deputetin e PS-së, qytetarët e Tiranës e shohin dhe e përjetojnë përditë dështimin dramatik të Bashës, sidomos banorët e zonës së Lumit të Tiranës. 

“Sepse në vend të gjelbërimit, terreneve sportive e këndeve të lojërave që u premtoi, ata vazhdojnë sot të përballen me atë mungesë infrastrukture dhe urbanizimi që është kthyer në mallkimin e banorëve të këtyre zonave”, tha Bare.  Ai ftoi qytetarët që, më 21 Qershor “të votojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit”. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos