PS: Basha nuk e mbajti premtimin
për zonat me internet falas

PS: Basha nuk e mbajti premtimin<br />për zonat me internet falas
Partia Socialiste i ka kujtuar qytetarëve të Tiranës dhe Bashës premtimin e këtij të fundit për internet falas në kryeqytetet. Sipas socialistëve, zonat me Wi-fi falas jo vetëm që nuk ekzistojnë, por ky premtim është harruar fare edhe nga vetë Basha. “Të numërosh premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës në Tiranë është vërtet punë e gjatë. Të numërosh premtimet e mbajtura të Lulzim Bashës nga ana tjetër është punë e lehtë sepse për të thënë “asgjë” duhen veç pak sekonda. Një nga premtimet e bujshme që bëri Luli për Tiranën ishte krijimi i zonave të lira Ëi-fi, pra i zonave me lidhje interneti falas për të gjithë qytetarët, e veçanërisht rininë. Sot nga ky projekt nuk ka mbetur më asgjë. Me shumë gjasa e ka harruar edhe vetë Luli” u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Po ashtu deputetja Gjylameti tha se Basha nuk rikandidoi duke u fshehur pas një kandidati që nuk e merr njeri seriozisht.

Deklarata e plotë

Nuk është çudi që pas pak të shihni në ekrane ndonjë zëdhënëse të Lulit duke e përgënjeshtruar këtë të vërtetë e duke na treguar se sa çun me vizion është Luli, e sesi i ka dhënë Tiranës fizionominë e një qyteti modern europian, sesi ka realizuar jo vetëm zonat e lira WI-FI por edhe projektin e tramit e të bulevardit. Prandaj, i ftojmë qytetarët të mos na besojnë ne, por të provojnë vetë të lidhen me internetin falas të Lulit.
E vërteta natyrisht është se Lulzim Basha i mashtroi qytetarët e Tiranës me gjithfarë premtimesh që nuk kishte kurrë ndërmend t’i mbante. Të mos kishte mbajtur një apo dy premtime, edhe i falej. Problemi është se s’ka mbajtur asnjë duke filluar që nga më ambiciozet e duke vazhduar deri tek ato më modestet, siç është rasti i internetit falas. Në fakt, e vetmja punë që ka arritur të bëjë Luli në bashki është të paguajë rrogat e administratës së bashkisë.
Luli i iku garës së Tiranës duke u fshehur pas një kandidati që nuk e merr njeri seriozisht. Por në 21 qershor vota e qytetarëve të Tiranës gjithsesi do të jetë një votë kundër Lulit. 21 qershori do të jetë një votë që do ta rikthejë Tiranën në drejtimin e duhur pas në makthi katërvjeçar me Lulin kryetar bashkie.

Redaksia online
s.k/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin