TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati përmes një deklarate për mediat ka theksuar se Basha jo vetëm që nuk ndërtoi asnjë banesë sociale, por nuk shpërndau dot as ato 400 apartamente që ia kishte lënë gati Rama kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
“Në 2011 premtoi krijimin e një fondi special për strehimin e çifteve te reja dhe 1000 apartamente te reja brenda 4 viteve, vetëm për ta. Madje jo vetëm që s’ka ndërtuar gjë vetë e s’ka gjetur asnjë zgjidhje vetë, por ka qenë i paaftë të shpërndajë edhe 400 banesa sociale që ia la gati Edi Rama.”- tha Ervin Bushati.
Deklarata e plotë e Ervin BushatitLulzim Basha bën mirë që nuk duket më në Tiranë. Ai nuk ka më ç’tu thotë qytetarëve të kryeqytetit dhe qytetarët e kryeqytetit nuk presin më gjë prej tij.
Asnjë kryebashkiak i këtij kryeqyteti që kur Tirana ka pasur kryebashkiakun e saj të parë nuk ka dështuar si Luli. Asnjë kryebashkiak më parë nuk ka mashtruar si Luli.
Në 2011 premtoi krijimin e një fondi special për strehimin e çifteve te reja dhe 1000 apartamente te reja brenda 4 viteve, vetëm për ta.
Natyrisht, s’ka bërë asgjë. S’ka hedhur asnjë qindarkë në fondin special që vetë e premtoi, dhe nuk ka ndërtuar as edhe një apartament të vetëm. Zero!
Le të dalin zëdhënëset e Lulit dhe t’u tregojnë qytetarëve qoftë edhe një çift të ri që Luli e paska ndihmuar të gjejë strehim. Le të dalin e t’u tregojnë qytetarëve qoftë edhe një familje të re që sot ka mundësinë t’i rrisë fëmijët në apartamentin që ua siguroi Luli.
Madje jo vetëm që s’ka ndërtuar gjë vetë e s’ka gjetur asnjë zgjidhje vetë, por ka qenë i paaftë të shpërndajë edhe 400 banesa sociale që ia la gati Edi Rama. I duhej vetëm t’i shpërndante. Kaq. Por edhe kjo ishte përtej aftësive të Lulit.
Luli bën mirë që nuk duket më në Tiranë, por e ka të kotë në qoftë se mendon se qytetarët e Tiranës kanë për të harruar se në çfarë derexheje e ka lënë kryeqytetin. Në 21 qershor qytetarët do t’i tregojnë Lulit se nuk i kanë harruar as mashtrimet, as paaftësinë dhe as dembelizmin e tij. Në 21 qershor qytetarët e Tiranës do të votojnë për drejtimin e duhur.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.3%
-
Të gabuar
54.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor
5 Tetor, 19:20
-
‘Reshje biblike’ në Vlorë si kurrë më parë! Banorët me lot në sy: Tmerr! Mundin e një jete e mori uji! Kaluam natën jashtë, bashkia e policia nuk u përgjigjën
5 Tetor, 18:59
-
Përmbytjet, Çuçi e Vëngu në Vlorë: Situata drejt normalizimit, të gjitha strukturat në terren! Ndihmë për qytetarët dhe bizneset e dëmtuara
5 Tetor, 18:56
-
Nga mungesa e komunikimit te sekretet, disa arsye që çojnë çiftet drejt fundit të martesës
5 Tetor, 18:43
-
Dy muaj në arrati, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën
5 Tetor, 18:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Flamurtari përgatit hakmarrjen, të martën Superkupa e Shqipërisë! Trajneri i vlonjateve: E mundim Tiranën
5 Tetor, 17:57
-
Kush janë 3 shenjat më ambicioze të horoskopit?
5 Tetor, 17:54
-
Gara Harris - Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë
5 Tetor, 17:39
-
Pasojat e përmbytjeve në Vlorë/ Mure të shkatërruara, oborret e shtëpive dhe rrugët të mbushura me baltë
5 Tetor, 17:29
-
Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
5 Tetor, 17:16
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit ndaj Iranit është i pashmangshëm! Hezbollahu: Goditëm bazën ajrore në Haifa
5 Tetor, 17:01