PS: Basha shfaqet kudo, vetëm
në Tiranë jo se s'mbajti premtimet

PS: Basha shfaqet kudo, vetëm<br />në Tiranë jo se s'mbajti premtimet
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat ka akuzuar edhe një herë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha se po u fshihet qytetarëvetë Tiranës. Ajo është shprehur se Bashën mund ta shohësh të shfaqët gjithkund, brenda dhe jashtë vendit, por vetëm në Tiranë jo.

Sipas saj arsyeja se përsë kryebashkiaku Basha nuk del në krah të kandidatit të PD-së për Tiranën, Halim Kosova është pikërisht fakti se Basha nuk ka çfarë tju thotë qytetarëve të Tiranës, pasi ai në 4 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim.  

“Lulzim Basha ka frikë të duket në Tiranë. Shfaqet kudo, në SHQUP, në Kamëz, në jug e në veri por në Tiranë s’guxon të duket. Edhe pse zyrtarisht është ende kryetar i Bashkisë qytetarët e Tiranës kanë më pak shanse ta shohin Lulin sesa qytetarët e Holandës. Lulzim Bashës nuk ia mban më të duket as krah për krah me kandidatin e tij për Tiranën dhe t’u thotë qytetarëve se çfarë ka bërë në këto 4 vjet. Ka frikë se i prish punë. Ka frikë të dalë e të shpjegojë bashkë me Halimin sesi e ka mbajtur premtimin për tramin, për internetin falas, për rrugët e trotuaret, për parqet e reja dhe gjelbërimin, për hapësirat rekreative dhe këndet e lojërave për fëmijët. E sfidojmë Lulin të mos fshihet më pas zëdhënëseve por të dalë vetë përpara qytetarëve krah për krah me kandidatin Halim Kosova dhe të flasë për arritjet e tij dhe sesi Halimi do të vrasë mendjen për t’i çuar përpara këto arritje. Le ta organizojnë takimin me qytetarët në një nga parqet apo zonat argëtuese që ka ndërtuar Luli në këto 4 vjet”, tha Gjylameta.

Më tej, ajo ka theksuar se arsyeja përse Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim është jo pamundësa apo  bllokimi i qeverisë, por është  paaftësia e tij.

E vërteta është se Luli s’ka bërë asgjë. Jo s’e s’ka pasur mundësi, jo se e ka bllokuar qeveria, dhe jo sepse s’ka pasur para. S’ka bërë asgjë sepse është i paaftë të bëjë gjë”, tha ajo.

Duke thënë se banorët e Tiranës jetojnë tashmë në një qytet që ka më pak gjelbërim, më pak hapësira për nënat e fëmijët, në një qytet që është më i pisët dhe ku nuk është ndërtuar asnjë park sipas Gjylametit janë arsyet se përse ata nuk duhet të votojnë kandidatin e djathtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Sot banorët e Tiranës jetojnë në një qytet që ka më pak gjelbërim, më pak hapësira për nënat e fëmijët sesa 4 vjet më parë. Jetojnë në një qytet që është më i pisët se 4 vjet më parë dhe ka rrugë e trotuare shumë më të këqija se 4 vjet më parë, ku nuk është ndërtuar asnjë park e asnjë hapësirë rekreative. Prandaj në 21 qershor ata do ta refuzojnë Lulin dhe kandidatin e Lulit dhe do të zgjedhin drejtimin e duhur për Tiranën” tha Gjylameti. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor