PS: Basha vë në siklet kandidatin e 
tij, Kosova pranoi situatën në Tiranë

PS: Basha vë në siklet kandidatin e <br />tij, Kosova pranoi situatën në Tiranë
TIRANË - Deputeti i PS, Ervin Bushati‏ përmes një deklarate për mediat theksoi se Lulzim Basha ka vënë në siklet kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës, kjo sipas tij vjen si rezultat i dobët i punës së bërë nga kryebashkiaku aktual.
 
“Lulzim Basha vazhdoi turin e prezantimeve duke futur në siklet kandidatët e partisë së tij që duhet të dalin përpara qytetarëve me Lulin në krah.”- tha Bushati.
 
Gjatë fjalës së tij deputeti socialist duke cituar kandidatin e PD, shtoi se edhe vetë Halim Kosova e ka pranuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Tirana.
 
“Sot edhe kandidati i tij i lodhur për Tiranën e pranoi më në fund se në c’derexhe e ka lënë Luli kryeqytetin.“Duke parë si po shkonte situata në kryeqytet i thirra dhe unë ndërgjegjes ashtu si ju që të gjithë së bashku duhet të bëjmë diçka për qytetin tonë,” tha sot Halimi. Dhe Halimi ka të drejtë, situata në kryeqytet po shkonte e po shkon si mos më keq.”- u shpreh Bushati.
 
 Tërheqja e Bashës nga rikandidimi për Bashkinë e Tiranës, për deputetin Bushati,  Basha iku vetë sepse pati frikë të japë llogari për gjelbërimin, për bulevardin, për rrugët, për kartën e studentit, për tramvajin e për dhjetëra zotimet e tjera që nuk i mbajti kurrë.
 
Në 21 qershor nuk do të ketë një gjyq popullor për Lulin sepse Luli iku vetë sepse pati frikë të japë llogari për gjelbërimin, për bulevardin, për rrugët, për kartën e studentit, për tramvajin e për dhjetëra zotimet e tjera që nuk i mbajti kurrë. Në 21 qershor, me votën e qytetarëve, Tirana do ta lërë pas këtë dështim të quajtur Lulzim Basha për ta futur kryeqytetin në rrugën e duhur me Erion Veliajn.
 
Deklarata e plotë e deputetit të PS, Ervin Bushati
Lulzim Basha vazhdoi turin e prezantimeve duke futur në siklet kandidatët e partisë së tij që duhet të dalin përpara qytetarëve me Lulin në krah.
 
Njeriu që për katër vjet me radhë zëre se nuk ishte kryetar bashkie i Tiranës, sot bredh lart e poshtë duke bërë premtime. Foli nga Roskoveci për ditën e gjykimit popullor, por ashtu siç nuk u përball me gjykimin për korrupsionin prej 230 milionë eurosh në rrugën e Kombit, ashtu i bëri bisht edhe gjykimit me votë nga populli i Tiranës më 21 qershor. U shmang sërish si ndonjë frikacak sepse e di fare mirë se cfarë fundi spektakolar e priste nga vota e popullit të Tiranës.
 
Lulzim Basha padyshim, nëse do të mbahet mend, do të mbahet mend si kryetari i bashkisë më i paaftë që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti. Simbol i dembelizmit, paaftësisë, mashtrimit dhe mosmbajtjes së premtimeve. Sot edhe kandidati i tij i lodhur për Tiranën e pranoi më në fund se në c’derexhe e ka lënë Luli kryeqytetin.
  
Duke parë si  po shkonte situata në kryeqytet i thirra dhe unë ndërgjegjes ashtu si ju që të gjithë së bashku duhet të bëjmë diçka për qytetin tonë,” tha sot Halimi. Dhe Halimi ka të drejtë, situata në kryeqytet po shkonte e po shkon si mos më keq.
 
Në 21 qershor nuk do të ketë një gjyq popullor për Lulin sepse Luli iku vetë sepse pati frikë të japë llogari për gjelbërimin, për bulevardin, për rrugët, për kartën e studentit, për tramvajin e për dhjetëra zotimet e tjera që nuk i mbajti kurrë. Në 21 qershor, me votën e qytetarëve, Tirana do ta lërë pas këtë dështim të quajtur Lulzim Basha për ta futur kryeqytetin në rrugën e duhur me Erion Veliajn.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar