PERMET - Pas Prrenjasit dhe Shkodrës sërish përplasje në këshillat bashkiakë mes dy forcave politike në aleancë qeverisësë PS-LSI. Në Bashkinë e Përmetit konfklitet kanë lindur, pasi është prishur marrëveshja që LSI të merrte postin e sekretarit të këshillit në këtë Bashki. Në postin e sekretarit është zgjedhur Veli Myftari nga PS, si rrjedhojë e bashkimit të votave të socialistëve me PD-në.
Perfaqëuesit e Levizjes Socilaiste per Integrim kishin pretendime për këtë post dhe kishin nxjerrë kandidaturën e Ilir Puriqit, por në garë është futur papritur përfaqëuesi i Partisë Socialiste.
Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Përmet tha përmes një reagimi se kjo përçarje në koalicionin mes forcave të majta është bërë me urdhër të deputetëve të Vlorës.
/Shqiptarja.com

"Nuk ka asnjë prishje të koalicionit midis forcave të majta në Përmet, por prishja e koalicionit ka ardhur e urdhëruar nga deputetët e Vlorës të cilët në kundërshtim me dëshirën e anëtarëve të këshillit të PS në bashkinë Përmet kanë vendosur rrëzimin e kandidaturës konsensuale të ASHE z.Ilia Puriqi. Kandidatura e LSI sipas marrëveshjes brenda ASHE u propozua nga kryetari i grupit të PS i cili bëri propozimin por bashkë me grupin socialist votuan kundër kandidaturës së ASHE, kjo me urdhër të deputetëve socialist të Vlorës të cilët urdhëruan bashkimin e votave PD+PS për të nxjerrë fitues kandidaturën e pavarur. Dega e LSI në Përmet gjithmonë do i qëndrojë dakordësisë brenda ASHE me frymë bashkëpunimi por gjithmonë brenda moralit dhe kornizave që burojnë nga marrëveshja brenda ASHE", - thuhet në reagimin e degës së LSI në Përmet dërguar me mesazh telefonik në redaksinë e Report TV.
Myftari ka marrë 15 vota pro dhe 6 vota kundër.
Koalicioni i majtë ka 15 vota në këtë këshill, ndërkohë e djathta ka 6 vota.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Myftari ka marrë 15 vota pro dhe 6 vota kundër.
Koalicioni i majtë ka 15 vota në këtë këshill, ndërkohë e djathta ka 6 vota.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
VIDEO