Emisioni “5 pyetje nga Babaramo” në "A1 Report” këtë herë ka pasur në studio deputetin e PS, Ilir Beqaj, një nga hartuesit e programit ekonomik të qeverisë së ardhshme. Beqaj ka shpjeguar operacionet akute, që qeveria e majtë do të kryejë në 300 ditë. "Përpjekje për kthimin e normalitetit në situatën fiskale, në rendin publik, në sjelljen ndaj territorit. Kemi nevojë urgjente për të ndërhyrë në sistemin elektro-energjetik të vendit, por dhe sektori i hidrokarbureve mund të na vërë në kushte emergjence", ka shpjeguar Beqaj, duke shtuar se "do bëjmë gjithça, për të mos humbur asnjë fije nga ajo që Shqipëria të mos humbë në dhjetor statusin e vendit kandidat". Beqaj ka bërë edhe një analizë të imtësishme mbi shëndetësinë me heqjen e TVSH-së, stabilizimin e furnizimit të ilaçeve, ulja e çmimeve të barnave jo më shumë se prodhimi, krijimi i qendrës kombëtare të barnave dhe materialeve mjekësore dhe vitin e ardhshëm për shëndetësinë falas për moshat mbi 40 vjeç etj.
Çfarë po ndodh me programin dhe strukturën e qeverisë së ardhshme?
Më thelbësor është programi. Nuk jemi marrë me strukturën.
Si e ndërtoni programin pa strukturën?
Se kështu duhet të ndodhë. Pasi përcaktohet programi, atëherë bëhet organigrama në funksion të këtij programi. Me strukturën lidhen emra të përveçëm. Nuk bëhet fjalë për negociata, por bashkërendim pune për një program të përbashkët të koalicionit. Unë çmoj që negociatat kanë mbaruar ditën e firmosjes së marrëveshjes së Shkodrës.
Por shumë pika janë të ndryshme në programet e secilës parti, PS dhe LSI. Me zotin Haxhinasto ka një negociatë, përderisa duhet të gjeni pikat e përbashkëta.
O fitohet një tezë në gjykim të përbashkët, ose teza tjetër, ose lihet një tezë për momentin për të fituar kohë. Programin nuk e kemi përfunduar. Do respektojmë një afat, në fund të javës do japim draftin e parë të asaj që na u kërkua, të 300 ditëve të para, por do ketë edhe një program për 100 ditët e para. Por ky program do jetë baza e kornizës së programit 4-vjeçar.
Cilat janë përparësitë?
Synojmë të kemi edhe përpjekjet e para për të rikthyer normalitetin, në disa sektorë të jetës që për ne janë shumë të rëndësishëm. 300 ditë nuk janë shumë, por as pak. 4 vjet ikin shpejt. Me të drejtë 1 milion shqiptarët që votuan për ne presin rezultate që në ditët e para të qeverisjes.
Gjatë kësaj periudhe keni qenë në fokus të kamerave. Cilat janë pikat që nuk keni përfunduar, rakorduar?
Kemi ende pa përfunduar pjesën e mjedisit, zhvillimin e industrive prodhuese, të tregtisë në përgjithësi dhe kemi lënë në fund pjesën fiskale, se po përcaktojmë çfarë duam të bëjmë duke përcaktuar se cili është3 problemi, zgjedhja, cfarë nevojë ka për rregullime ligjore dhe për injeksione financiare, ku do gjenden këto injeksione financiare.
Strukturën e financimit të fiskut dhe përcaktimi i taksave?
Të dyja bashkë. I shohim të pandara nga njëra-tjetra.
Do kemi debat për taksë progresive dhe e sheshtë?
Debati mbi taksën progresive mbi të ardhurat personale. Të dy partitë janë shprehur për këtë. Te LSI ka një skemë me nivele, te ne jo me nivele. Ne kemi shpjeguar se çdo të ndodhë me të ardhurat mujore. Jemi shprehur se pa vënë në vend një administrim të mirë fiskal, pa i thënë ndërmarrjes se kemi hequr taksën e sheshtë, të kohës dhe rryshfetit, nuk do nisim të negociojmë me ta për 10%. Në kontaktet me biznesin dhe takimin që patëm me ambasadorët e BE-së ngulën këmbë te marrëdhëniet me ndërmarrjet për rimbursim të TVSH-së. Efektet që krijohen në biznes nga vonesat e tvsh, pagesat e pakryera për punët publike janë një barrë më e madhe se 10-12% shkallë tatimore mbi fitim.
Domethënë strukturën e financimit të fiskut dhe përcaktimin e taksave?
Të dyja bashkë. Ne i shohim të pandara nga njëra-tjetra.
Do kemi debat mbi taksën progresive dhe taksën e sheshtë?
Nuk ka debat mbi taksën progresive mbi të ardhurat personale. Të dy partitë janë shprehur për këtë. Te LSI ka një skemë me nivele, te ne jo me nivele. Ne kemi shpjeguar se çdo të ndodhë me të ardhurat mujore. Jemi shprehur se pa vënë në vend një administrim të mirë fiskal, pa i thënë ndërmarrjes se kemi hequr taksën e sheshtë, taksën e kohës dhe rryshfetit, nuk do nisim të negociojmë me ta për 10%. Në kontaktet me biznesin dhe takimin që patëm me ambasadorët e BE-së këta ngulën këmbë te marrëdhëniet me ndërmarrjet për rimbursim të TVSH-së. Efektet që krijohen në biznes nga vonesat e tvsh, pagesat e pakryera për punët publike janë një barrë më e madhe se 10-12% shkallë tatimore mbi fitimin.
A ka një informacion për gjendjen e arkës?
Ka informacion të paplotë. E marrim informacionin në rrugë të paplota. Ministria e Financave vonon të bëjë publike situatën e 6-mujorit të parë. Ne me aq sa mësojmë na rezulton që ka një mosrealizim 180 milionë dollarë të të ardhurave. Ka 42 milionë tejkalim të shpenzimeve. Më e keqja, në 6 muajt e parë është rritur deficiti buxhetor me rreth 96% të asaj që ligji lejon për gjithë vitin.
Si do ta zgjidhni?
Me përpjekje për kthimin e normalitetit, në situatën fiskale, në rendin publik, në sjelljen ndaj territorit, kemi nevojë urgjente për të ndërhurë në sistemin elektro-energjitik të vendit, por dhe sektori i hidrokarbureve mudn të na vërë në kushte emergjence. Do bëjmë gjithçka, për të mos humbur asnjë fije nga ajo që Shqipëria nuk duhet të humbë në dhjetor, për të marrë statusin e vendit kandidat.
T’i marrim me radhë. Si do zgjidhet buxheti; me inflacion, zhvlerësim të lehtë të monedhës?
Do duhet disiplinim i shpenzimeve, por më tepër i mbledhjes së taksave. Ekonomia shqiptare është në rënie apo të themi s’është në lulëzim, por dy muajt e fundit ka rënie të mbledhjes së taksave, shkrehje të administratës tatimore. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se ato do paguhen një ditë. Duhet vijimësi në pagesën për shtresat e varfra, për pensionet, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe për pagat.
Keni thënë se do bëni një audit të të gjitha financave publike. Berisha thotë se kjo është demagogji, pasi çdo gjë është tashmë online.
Do merremi me Berishën? Atij ia dha populli përgjigjen në 23 qershor. Problemi që kemi nuk lidhet në arkën nga pikëpamja e cash, por qeveria ka shumë detyrime, që nuk i ka në kontabilitet, sepse flasim për punë publike të papaguara. Askush nuk e di sa është kjo shumë, sa janë kontratat në zbatim. Askush nuk di sa janë vendimet e gjykatave, që shteti shqiptar ka humbur, fatura ndaj ish-ushtarakëve, të përndjekurve; janë detyrime që duhet të reflektohen në buxhetin e ardhshëm.
Dimë që ka koncensione, por janë paguar ose jo nuk i dimë me saktësi apo dhe shpronësimet. Ka parametra që duan vlerësim profesional. Ne nuk besojmë tek të dhënat makro-ekonomike që bëhen në Shqipëri. Për inflacionin kemi dyshime të mëdha, kur Instituti i Statistikave vonon të dhënat apo kanë raportime kontradiktore. Duhet audit i plotë për të nxjerrë të dhënat, përgjegjësitë. Për shembull, Pena Insulinat janë rimbursuar më shumë se sa janë përdorur. Penën në Shqipëri e sjell vetëm një importues, që furnizon tregun farmaceutik. Në një vit mesatarisht janë rimbursuar çdo muaj 2500 më shumë Pena seç janë importuar nga një person. Ky është vetëm një shembull për ilustrim, se si mund të kuptohen shifrat.
Ç'do bëhet me doganat dhe tatimet?
Doganat dhe tatimet do jenë bashkë.
Nuk cënoni autonominë e pushtetit vendor?
Jo. Një punonjës bashkie vjel taksat e të dyjave.
Mund të mos dojë bashkia?
Ne jemi republikë parlamentare. S’mund të vendosë vetëm bashkia.
Po me Fondin Monetar Ndërkombëtar?
Duhet të ringremë dhe forcojmë marrëdhëniet me FMN.
Me LSI si po e realizoni përafrimin e programeve për shëndetësinë? Ju thoni skemë falas, LSI e quante këtë gjë absurde. Në çfarë pike jeni? E keni përafruar?
E vërtetë, pa dashur të shmangem. Ka pasur pozicionime të ndryshime. Jo kaq ekstreme me terma "absurde". Për të folur konkretisht duhet folur me dokumente, me programe konkrete. LSI do të arrijë me skemën e sigurimit mbulimin maksimal të shëndetit publik. Ne e kemi mbulim universal. Rrugët me programe nuk i kemi identike. Çfarë kemi lënë dakord, që tani? Ne në shëndetësi duam të rikthejmë stabilitet. Na duhet një punë shumë e madhe për të bërë të mundur zbatimin e reformës sonë apo dhe zbatimin e skemës së LSI. Për të arritur një skemë të mirë na duhet patjetër sistem informacioni ri, që nuk është.
Ç’është ky informacion i ri?
Një informacion sikurse marrëdhënia e çdo qytetari me një strukturë si mjek familje, spital, shërbim post-spitalor, që të kenë identifikimin minimal me një kartë shëndeti. Duhet të shfrytëzojmë të dhënat teorike të letërnjoftimit elektronik, për të krijuar këto karta personale mjekësore. T’i heqim qytetarit barrën, që të mbartë me vete gjithë dokumentacionin mjekësor dhe të ndërtojmë dosjen elektronike të qytetarit, pa u bërë ai detyrimisht pacient; dmth të kemi dosje edhe kur ai është i shëndoshë. Por kemi probleme edhe me brezin e ri të mjekëve tanë, kemi boshllëqe. Ndërkohë, po ndodhin edhe veprime arbitrare për zgjedhjen e këshillit të profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë, një proces që është për të ardhur turp. Procese krejt abuzive.
Po pse, çfarë ka ndodhur?
Nuk dua të përmend emra, por ju si media mund të investigoni.
Cilat janë ndërhyrjet emergjente në shëndetësi?
Heqja e TVSH-së së medikamenteve, stabilizimi i furnizimit të ilaçeve, ulja e çmimeve të barnave jo më shumë se prodhimi, krijimi i Qendrës Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjeksore, e cila funksionon me ligjet e 1994, por ku do përfshihen edhe materialet mjekësore, si dhe nevojën që brenda vitit të bëjmë ndryshimet ligjore, që vitin e ardhshëm të kemi shëndetësinë falas për moshat mbi 40 vjeç. Por do rishohim edhe zgjedhjet në Universitetin Mjeksor në pozicione si rektor, shefa etj.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com