Kur kanë ngelur dhe 59 ditë nga 23 qershori, deputeti i PS-së Pirro Lutaj doli sot në një prononcim për të dhënë dhe një arsye tjetër, pjesë e 100 arsyeve, pse qytetarët duhet të votojnë Partinë Socialiste për të larguar nga qeveria kryeministrin Berisha.
Për PS-në qeveria ka dështuar në luftën kundër krimit, ndërsa. Kupola e policisë ka tradhtuar policët dhe oficerët e thjeshtë
“Policia u rrënua nga ministri i Brendshëm Flamur Noka, drejtori Hysni Burgaj dhe zëvendësi i tij Agron Kuliçaj. Komisariat këputen rrugëve të krimit dhe asgjë nuk ndryshon”- nënvizoi Lutaj.
Sipas tij në 8 vjet qeverisje, Berisha dështoi me policinë e shtetit, e cila sot është e goditur, qytetarët ndihen më të pambrojtur dhe besimi tek policisë është i ulët.
“Berisha premtoi se do të rriste motivimin dhe profesionalizimin në polici, e besimin e bashkëpunimit me publikun por sot në fund të mandatit të tij situata është totalisht e kundërta: Krimi u rrit, në 8 vite u trefishua, pasiguria u rrit, lufta ndaj krimit e korrupsionit u përkeqësua, ka dështuar dhe në mbrojtjen e grupeve në nevojë, ndërkohë që rekrutimi është bërë mbi 3 kritere, militantizëm, nepotizëm dhe krahinizëm”.
(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com