TIRANE - Partia Socialiste i është kundërpërgjigjur deklaratave të Kryeministrit një ditë më parë kur akuzoi opozitën si bllokuese të procesit të integrimit. Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Integrimit në Kuvend, Ditmir Bushati tha se bllokuese për statusin kandidat është qeveria e Kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij qëndrimi i Hollandës konfirmon atë çka ka shprehur më parë opozita.
“Dje Sali Berisha në traditën e tij të baltosje së kundërshtarit dhe mos marrjes së përgjegjësive, helmatisi opinionin publik duke shpallur opozitën si arsyen se përse Shqipëria nuk po avancon në procesin e kandidimit në Bashkimin Europian. Në fakt, sikurse është bërë e ditur edhe publikisht nga qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare që mbështesin Shqipërinë në procesin e demokratizimit dhe transformimit, arsyeja për bllokimin e statusit është vetë qeveria e Sali Berishës.
Qëndrimi i qeverisë holandeze konfirmon për të gjithë qytetarët shqiptarë shqetësimet që ka ngritur vijimësisht opozita për arsyet reale të bllokimit të statusit të vendit kandidat, të cilat nuk lidhen me opozitën por me korrupsionin, çimentimin e pandëshkueshmërisë, krimin e organizuar që tanimë është kthyer në një kërcënim për shoqërinë, sundimin e së drejtës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha Bushati.
Ndërkohë që për çështjen e Qarkut të Fierit, Bushati tha se PS nuk mund të shkelë mbi ligjin dhe Kushtetutën si Sali berisha dhe shpreh qëndrimin e vendosur të PS-së se nuk mund të ketë marrëveshje politike me Kryeministrin.
“Oferta e Sali Berishës për zgjidhjen e situatës në Qarkun e Fierit është në fakt prova më e qartë se kush e ka sabotuar dhe bllokuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në rastin konkret marrjen e statusit të vendit kandidat. Le të shkelim ligj e Kushtetutë, le të hedhim në kosh të plehrave 13 vendime gjykate të formës së prerë, thotë kryeministri! Vetëm një njeri si Sali Berisha që e konsideron veten mbi ligjin mund të shpikë një skemë të tillë që jo vetëm nuk adreson shqetësimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri, por u jep atyre provën e radhës se ligjet në këtë vend nuk vlejnë as sa copa e letrës mbi të cilën janë shkruar. Qëndrimi i Partisë Socialiste për këtë çështje është i qartë. Nuk mund të ketë marrëveshje politike mbi vendimet e formës së prerë të gjykatave. Nuk mund të ketë marrëveshje politike me Sali Berishën që të ngrihet mbi vullnetin e 300 000 zgjedhësve të Qarkut të Fierit”, u shpreh Bushati.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com