TIRANË - Debati i në selinë rozë për formulën e re të delegimit të anëtarëve të kryesisë në qarqe, po shkon drejt eliminimit. Deputeti socialist Erion Braçe duket se do t'i bindet kryesocialistit Edi Rama për delegimin e tij në qytetin e Korçës. Burime të sigurta brenda PS bëjnë të ditur se Braçe pritet të konfirmojë zgjedhjen e Ramës për të marrë përsipër Qarkun e Korçës. Kryesia e Partisë Socialiste, që do të mblidhet ditën e martë, do të japë edhe përgjigjen përdelegimin e Erjon Braçes në këtë qark, pas një kundërshtimi gati njëmujor. Ashtu siç kanë pranuar edhe deputetët e tjerë për të shkuar në ato qytete që i kanë deleguar, edhe Braçe duke se ka vendosur që t`i përgjigjet pozitivisht kërkesës të Ramës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)











