Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati deklaron se tashmë administrata tatimore duhet të fokusohet më shumë tek biznesi i madh pasi aty fshihet dhe evazioni më i madh.
Duke folur ne emisionin “Rreze Dielli” anëtari i Komisionit të Ekonomisë Bushati shtoi se lufta ndaj evazorit të madh do të disiplinojë dhe biznesin e vogël. Sipas deputetit socialist aksioni i fundit i tatimorëve po jep rezultatet e duhura në disiplinimin e bizneseve dhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve se duhet të ndahemi përfundimisht nga kultura e mosrespektimit të ligjit.
Megjithatë Bushati ka pranuar se ndoshta aksioni duhet të kishte nisur nga biznesi I madh pasi Shqipëria është një vend që kryesisht importon dhe evazioni duhet luftuar fillimisht në burim, tek grosistët e mëdhenj. Gjithashtu ai ka deklaruar se administrata tatimore duhet të rrisë performancën dhe të ruajë proporcionalitetin në luftën ndaj evazionit fiskal.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com