PS, Bushati:Me dështimet e Bashës
 bëjnë gallatë dhe kandidatët e tij 

PS, Bushati:Me dështimet e Bashës<br /> bëjnë gallatë dhe kandidatët e tij 
TIRANE - Deputeti socialist Ervin Bushati ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës e njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike se ai është i vetmi që po lejon kandidatin e tij të bëjë gallatë me dështimet.  Duke iu referuar premtimeve të Bashës për parkimet dhe vijat e bardha në rrugë, të cilat bëheshin natën e zhdukeshin ditën.

Deklarata e plotë e Ervin Bushatit

Që Lulzim Basha ka dështuar në kryeqytet këtë tanimë e ka pranuar edhe kandidati i tij për Tiranën. Është rast unik kur vet kandidati i Tiranës, bën gallatë me dështimet e kryetarit të partisë së tij.

Në fakt, është e pamundur mos të kritikosh Lulin. Asnjë kryetar bashkie në historinë e Tiranës nuk ka qenë kaq i paaftë, kaq dembel dhe kaq i dështuar.
Premtoi se do t’i jepte zgjidhje problemit të trafikut dhe parkimit në Tiranë dhe se do të garantonte lëvizje të lehtë, të shpejtë dhe të sigurt si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet në të gjithë qytetin. 
 
Por çfarë ka bërë?
 
Në fund të mandatit të Lulit, lëvizja është bërë më e vështirë edhe për këmbësorët, edhe për automjetet. Sepse investimi i vetëm që ka bërë në këtë mandat janë vijat e bardha, që siç e tha dhe Halimi zhduken për 5 ditë. 
 
Mjafton të numëroni gropat që s’mbyllen kurrë në rrugët kryesore të Tiranës, mjafton të shihni pusetat e hapura anembanë Tiranës për të cilat nuk kujtohet kush, për të kuptuar se çfarë i ka bërë Luli qytetit. Kudo gropa, kudo asfalt i shkatërruar. Në një kohë kur rrugët e kryeqytetit kanë më shumë se kurrë nevojë për ndërhyrje, Luli ia ka dalë të realizojë vetëm 54% të investimeve. Plot 8 milionë dollarë me të cilat mund të ishin rehabilituar kilometra të tëra rrugë, rrinë kot sepse Luli nuk di të punojë.
 
Lajmi i mirë është se Lulzim Bashës i kanë mbetur fare pak ditë në postin që vodhi mes mashtrimeve në 2011. Ndërhyrja emergjente për rehabilitim e rrugëve dhe zhbllokimin e trafikut do të jetë një prioritet i administratës së re. Pas 21 qershorit me votën e qytetarëve Tirana do të ecë në drejtimin e duhur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve