PS,Bushati‏: Edhe Basha si Berisha 
e kishte zhytur Bashkinë në borxhe 

PS,Bushati‏: Edhe Basha si Berisha <br />e kishte zhytur Bashkinë në borxhe 
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati  deklaroi se po ashtu se Berisha, edhe Basha ka ndjekur të njëjtin model në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. 

"Zhytu në borxh, se pastaj fiton kundërshtari e lë të merret ai me borxhet."- shprehet Bushati ndërsa flet për modelin e përdorur sipas tij nga Berisha e Basha. 

Deklarata e plotë e Ervin Bushatit
Ditën e djeshme u provua sërish se modeli që ofron Lulzim Basha është i njëjtë me modelin që ofroi për tetë vjet rresht Sali Berisha: Zhytu në borxh, se pastaj fiton kundërshtari e lë të merret ai me borxhet.

Njësoj si Saliu, që e la Shqipërinë të zhytur në borxhe, borxhe të cilat shqiptarët dhe qeveria e re po i vuan ende sot, edhe Luli e la bashkinë e Tiranës në borxhe deri në fyt.

Plot 30 milionë dollarë borxh, raporton administrata e re e bashkisë, thjesht e vetëm nga një audit fillestar i kryer në këto pak ditë.

Por përveç shumës së borxhit me të cilën duhet të përballet bashkia e re e Tiranës dhe qytetarët e saj, i rëndësishëm është modeli i mbrapshte i Lulzim Bashës.

Gjithë këto ditë del e flet dhe akuzon qeverinë për mbledhjen e të ardhurave: edhe pse krahasuar me vitin më të mirë të Partisë Demokratike që ai mundohet te drejtoje, kjo qeveri ka mbledhur shumë më shumë.

Por, pavarësisht se bën se nuk kupton arsyet pse mbledhja e të ardhurave ka pësuar një rënie të përkohshme: për shkak të faktorëve të jashtëm apo të ridimensionimit të ekonomisë  vënë në lëvizje dhe nga rritja e prodhimit vendas; Lulzim Basha teksa kërkon llogari tek të tjerët, nuk ka guximin të thotë as edhe një fjale të vetme për borxhin kolosal që la pas në Bashkinë e Tiranës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot