PS çon dosjet në Prokurori
për ish-ministrat e PD

PS çon dosjet në Prokurori<br />për ish-ministrat e PD
TIRANE- Ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike do të hetohen për abuzimet e bëra në kohën kur kanë qenë në krye të dikastereve të rëndësishme nga Prokuroria. Administrata e mazhorancës së re ka përgatitur dosjet për secilin prej tyre.

Por për shkak të volumit të lartë, do t’i paraqiten gradualisht organit të akuzës. Deklarata është bërë dje nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS. Rama ka kërkuar një hetim të shpejtë dhe korrekt nga Prokuroria për secilin prej ish-ministrave të PD-së. Duke ju referuar rastit të ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, kryeministri ka shprehur vlerësimin e tij për Komisionin Hetimor dhe habinë për vonesat në hetim nga organi i akuzës.

Përsa i përket sistemit të drejtësisë dhe reformës së thellë që duhet kryer për përmirsimin e këtij sistemi, kryeministri e cilësoi si një domosdoshmëri. Ndërkohë shprehu bindjen se Prokuroria nuk është penguar për të vijuar punën e saj nga mangësitë ligjore. “Kur flasim për korrupsionin duhet një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës dhe ne nuk e kemi, prandaj duhet një reformë në këtë sistem drejtësie. Ka filluar puna për hartimin e kësaj reforme, ndërkohë nuk janë ligjet që e kanë penguar prokurorinë lidhur me çështje që ja kemi vënë në dispozicion fare të qarta”, u shpreh Rama. Sipas tij, përballja me drejtësinë e këtyre ish-ministrave do të tregonte fare qartë vendosmërinë e qeverisë për të luftuar me çdo kusht korrupsionin.

Që nga koha kur PS erdhi në pushtet ka bërë publike një sërë akuzash për ish-ministra të PD-së. Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka qenë më i sulmuari nga mazhoranca, akuza për të cilin i kanë kaluar për hetime më të plota Prokurorisë. Dy ditë më parë ka qenë kryetarja e Komisioni Hetimor, ngritur për çështjen e drogës që bëri publike fakte në lidhje me përdorimin e infrastrukturës ushtarake gjatë kohës kur Imami ishte ministër Mbrojtje. Ndaj Imamit u ngritën akuza edhe për abuzim të fondeve për spotet publicitare dhe favorizimin e kompanive të veçanta të prodhimit të reklamave.

Ndërkohë që në vazhdimsi të deklaratave që bërë edhe më parë PS pritet të vijojë akuzat për ish-ministriat Ksera, Bode dhe Ruli. Deputeti i PS-së Taulant Balla deklaroi në televizionin “A1 Report” pak kohë më parë se janë rreth 300 dosje të cilat do t’i kalojnë Prokurorisë për hetimin e ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç