PS çel fushatën në Gramsh, Gjiknuri: Saliu dhe Iliri përfaqësojnë të shkuarën! Mbështetja për PS, është votë për projektet e mëdha që ne kemi

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kandidatin Besian Ajazi çelën fushatën zgjedhore në qytetin e Gramshit. Numri dy i socialistëve deklaroi se qytetarët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, dhe do të kërkojnë më 14 maj që Gramshi dhe Shqipëria të vijojnë të ecin përpara. Ai nënvizoi se Berisha dhe Meta, bashkë me kandidatin e tyre përfaqësojnë të shkuarën. 

“Fati është i lidhur me PS, Kur ne themi shkojmë përpara, këtë kemi parasysh e ngritëm deri në këtë nivel le ta çojmë në një stad më përpara. Nuk kemi pse të kthehemi pas me Ilirin dhe me Saliun. Tani për martesën Berisha-Meta, unë skam çfarë të flas se e keni provuar. I keni njohur të dy llojet e qeverisjes. Ne s’kem i punë më me ata. Ata nuk përfaqësojnë as të ardhmen, as s’kanë ndonjë projekt zhvillimi. Të vetmin projekt që kanë të marrin ndonjë bashki që të thonë të bëjnë revolucionin që do Berisha, revolucionin e Foltores. Berisha s’ka as parti tani ka hyrë te shtëpia e ilir Metës. Dhe lista e këshillit këtu e shihni vet ju, përfaqësuesit e Ilir Metës ka. A do të thotë që ata nuk kanë asnjë perspektive. Mos të them se çfarë opinioni kanë ndërkombëtarisht se jo më pak se para disa ditësh dhe zyrtari i lartë amerikan e tha që nuk kanë të ardhmen, nuk kanë perspektivë Berisha e ka mbyllur marrëveshjen me popullin shqiptar. Atëherë pse duhet t’i çojmë votat dëm me përfaqësuesin e tyre këtu, ata përfaqësojnë të shkuarën”, tha Gjiknuri. 

Gjiknuri theksoi se PS i ka kthyer dinjitetin jo vetëm Gramshit, por dhe Shqipërisë. 

“Ne kemi projekte të mëdha për këtë vend. Vërtet nuk kemi bërë gjithçka , ama po ti vëmë gjërat në kandar, qeveria e Edi Ramës ka bërë shumë jo vetëm për Gramshin, por dhe për Shqipërinë. I ka kthyer dinjitetin Shqipërisë, e ka ndryshuar këtë vend.  PS dhe Gramshi e kanë të lidhur fatin bashkë, çdo zhvillim i mirë në këtë qytet, në këtë bashki ka ardhur nga Partia Socialiste. Njerëzit tuaj kudo që kanë qenë kanë gjetur fatin me PS. Në të gjithë rrugët e jetës dhe zhvillimi i Gramshit është i lidhur me fatin e kësaj partie në pushtet. Nuk është rastësi që gjatë viteve të qeverisjes sonë këtu kanë ndodhur transformime të mëdha. Qeveria e Edi Ramës bëri të mundur që Gramshi të mos shuhej nga harta, përkundrazi Gramshit t’i shtoheshin shanset për zhvillim.   Besi është nga ata shembuj që jo vetëm u zgjodh deputet, por la detyrën e  deputetit me kënaqësi që t’u shërbente qytetarëve të Gramshit”, deklaroi ai.

Numri dy i socialistëve deklaroi se PS ka treguar se di të bëjë punë të mira. Ai nënvizoi se PS rriti pagën minimale, dhe shumë shpejt do të pasohet dhe me atë të pensioneve.

“Dhe masat e fundit të qeverisë për rritjen e pagave, sidomos të administratës shtetërore dhe rritjen e minimumit të pagës në këtë vend ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës së shumë qytetarëve. Do të kemi një administratë më të paguar. Ato masa janë konkrete po bëhen efektive duke filluar nga ky vit me synimin që rroga mesatare vitin tjetër të shkojë gati 900 euro.  Dhe kjo është shumë e mundshme për shkak të reformave të bëra, mirëadministrimit fiskal dhe qasjen sonë më të majtë .  Ne kemi pasur mundësi që të rrisim pensionet. Ne dhamë disa shpërblime. Por me rritjen e pagave dhe të pensioneve, do rritet dhe fondi i kontributit të sigurimeve shoqërore, përfshirë dhe pensionin. Kjo do të sjellë më vonë automatikisht dhe rritje e pensioneve. Këtë e duan të gjithë pensionistët.  Mos ta hedhim votën tonë dëm, ta çojmë për të mirën tuaj, për të mirën e qytetarëve, për të mirën e pensionistëve, për të mirën e  gjithë punonjësve”, deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri që është dhe drejtues politik i qarkut tha se alternativa përballë  nuk ka asnjë perspektivë.

“Këtu konkurrojë dy filozofi , dy praktika qeverisje, dy praktika në politikë, njëra na çon mbrapa, sepse ai që është këtu, është pinjoll i Sali Berishës dhe i Ilir Metës. Ai është pavarësisht se ju vjen si shoku juaj, jam i juaji thotë. Po ca do bëjë ai në Gramsh, se për çfarë keni ju që të vijë njëri në zyrë që ka qenë dikur kryetar komune dy herë, të marrë atë zyrën e bashkisë, të punësojë ca militantë? Çfarë ka kundërshtarin ë dorë. Të gënjejë. Ju në Gramsh keni provuar tranzicionin e  pushtetit. Mos e hidhni votën dëm. Gramshit i kanë vënë kryqin atyre. Ju e dini që qeveria e Sali Berishës as e ka pasur fare në llogari Gramshin”, tha Gjiknuri. 

Kandidati i PS Besian Ajazi siguroi se projektet për Gramshin nuk do të ndalen as në qytet dhe as në zonat rurale. Ai theksoi se mbështetja për PS, janë garanci për vijimin e projekteve. 

“Prandaj angazhohemi sot që të punojmë katër vjet. PS ka alternativën më të mirë, më përfaqësuese, më progresiste që punon dhe mendon për njerëzit gjithë kohës. Vota më 14 maj, nuk është votë vetëm për PS, nuk është votë vetëm për Besian Ajazin. Vota më 14 maj është votë për ju, votë për familjet tuaja, është votë për qytetin e Gramshit për ta çuar Gramshin në një tjetër stad të zhvillimit, për ta çuar Gramshin në majat më të larta të zhvillimit. Ne do të fitojmë në çdo njësi administrative, do fitojmë në çdo kuti, në fshat dhe në qytet sepse Gramshi meriton të vazhdojë përpara, të vazhdojë përpara me PS, sepse Gramshi nuk ka më kohë të kthehet mbrapa”, deklaroi Ajazi.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar