PS çon dosje në Bruksel për
të pasurit e rinj të Berishës

TIRANE - Socialistët kanë kopsitur dosjen me të gjitha faktet dhe elementët e duhur për pasuritë e paluajtshme të kreut të qeverisë Berisha, familjarëve të tij si dhe të kabinetit qeveritar dhe njerëzve të lidhur me familjen qeverisëse në vend. Këtë dosje voluminoze do ta dërgojnë menjëherë në Bruksel, Strasburg, Vjenë por dhe në ambasadat më të rëndësishme të akredituara në Tiranë, për të vertetuar njëherë e mirë se kjo qeverisje sipas tyre është bërë një barrë e rëndë për shqiptarët, prej së cilës duhen të ndahen pqrfundimisht në qershor të 2013.

Por dhe për t'ju treguar dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që asistojnë dhe financojnë Shqipërinë e shqiptarët se paratë e tyre janë investuar në shumicën e rasteve, bashkë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në pasuri të palujtshme të familjes së kryeministrit, ministrave e njerëzve afër pushtetit. Mësohet se janë fotografuar dhe është marrë informacion për pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara të kryeministrit Berisha, të fëmijëve të tij, të afërmëve të tij, ministrave të kabinetit qeveritar, drejtorëve të drejtorive, zv.ministrave e këshilltarëve të tij, si dhe është përllogaritur vlera e tyre e pjesëtuar për të ardhurat maksimale që mund të kenë marrë në postet në të cilat kanë qënë dhe janë, për të bërë më pas përllogaritjen e shkallës së përvetësimit të pasurisë së shqiptarëve.

Në këtë dosje të rëndë të cilësuar si dosja e korrupsionit të Berishës janë përfshirë dhe disa aktivitete biznesi, si fabrika çimentoje, toka në bregdet por dhe investime në zona turistike të vendit, kryesisht dhe në turizmin malor dhe atë bregdetar. Kjo dosje mësohet se do mbërrijë së shpejti në kryeqendrat e Evropës por dhe të institucioneve evropiane si dhe në ambasadat më të rëndësishme të partnerëve tanë ndërkombëtarë në Shqipëri. Dhe pasi të këtë mbërritur në kryeqendrat e botës, dosja korruptive me pasuritë e paluajtshme të kryeministrit dhe të qeveritarëve afër tij, sipas burimeve të selisë rozë do bëhet publike në mënyrë ciklike dhe të vazhdueshme në bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë, për të treguar se përse kjo qeveri e korruptuar duhet të ikë.

Në këtë mënyrë, denoncimet e PS ndaj qeverisë e vetë kryeministrit Berisha, që kësaj radhe denoncimet e selisë rozë nuk kanë të bëjnë me shitje apo privatizime të dyshimta korruptive. Një mënyrë të tillë denoncimi e ka paralajmëruar dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe, i cili është shprehur në faqen personale rrjetin social facebook ditë më parë. "Sali Berisha erdhi në pushtet për të ndryshuar Shqipërinë! Në fakt, ndryshoi shtëpinë. Iku nga Braka, erdhi në Bllokun e Vogël, pas Kryeministrisë! Ndryshoi shtëpinë e vajzës, të djalit, të kunatit, të mbesës së tij, mbesës së gruas! Shtoi dhe vilat për ta, njëra në "Bllokun e Ri", në Lalëz! Secili prej ministrave të tij ndryshoi shtëpinë dhe shtoi vilën, në "Bllokun" në Golem, apo në "Bllokun e Ri", në Lalëz! Ky është Sali Berisha dhe ju gënjeu! Një valë e re publikimesh po vjen!", paralajmëroi Braçe. Ndaj pritet të startojnë së shpejti denoncimet.

Pikërisht nga këtu do ta marrë start dhe denoncimi i gjithë përvetësimeve nga ana e kryeministrit Berisha, familjes dhe ministrave të tij, sipas Partisë Socialiste, për t’ia përcjellë dhe qytetarëve shqiptarë në takimet që do të zhvillohen derë më derë për të shpjeguar se përse duhet të ikë Berisha nga pushteti dhe përse PS duhet të vijë në pushtet. Këtë radhë denoncimi do të jetë përmes posterave dhe shifrave konkrete.

SHTEPITE E PD
(Në foto vilat e politikanëve)

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'