TIRANE - PS i ka quajtur këto ditë si ditët e fundit nga ku qeveria aktuale do të mund të dëmtojë Shqipërinë me qeverisjen e saj. Beqja ka thënë se dëmet ekonomike, që i kanë shkaktuar vendit këto vite kanë qenë të mëdha ku borxhi publik referuar Ministrisë së Financave është rritur.

“Borxhi rritet, por ekonomia ka ndalur. Borxhi rritet, por të ardhurat nga turizmi bien. Borxhi rritet, por papunësia nuk ulet. Borxhi rritet, por varfëria nuk zbutet.
Borxhi rritet, por edhe analfabetizmi funksional rritet. Borxhi rritet, por sistemi shëndetësor rrënohet. Modeli ekonomik ekzistues me rritje borxhi që nuk sjell mirëqenie është i shteruar’, - ka thënë Beqja.

Ndërsa ka premtuar se “prandaj duhet një model i ri ekonomik. Prandaj duhet rilindje edhe për ekonominë, edhe për administrimin e financave publike”.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)