PS dorëzon nesër
në parlament planin e masave

PS dorëzon nesër<br />në parlament planin e masave
Në mbledhjen e sotme të komisionit të emergjencave të Partisë Socialiste, është prezantuar plani afatmesëm dhe afatgjatë të masave, të cilat do të mund të nxjerrin vendin nga situata e shkaktuar nga bora.

Edi Rama, përfaqësuesit e grupit të posacëm të ngritur për emergjencat në vend, Erion Brace dhe Arben Malaj shpalosën masat e PS për nxjerrjen e vendit nga situata e krijuar ditet e fundit.

“Është për të ardhur keq, që në këtë sfidë të madhe ne kemi para syve sic e kanë njerëzit që përballen me vështirësitë cdo ditë, degradimin e shtetit tonë që është i papërgatitur për një situatë të tillë. Për cka u tha sot por edhe me shkatërrimin e pronës njerëzore ne nesër i dërgojmë në Kuvend. Duhet që në mënyrë këmbëngulëse dhe të qartë ta paraqesim planin si një domosdoshmëri që nuk ka të bëjë me interesin partiak, por me interesin e vendit. në emër të interesit të vendit ne jemi të gatshëm të votojmë cdo buxhet të vendit që shkon në adresimin e emergjencave të votojmë cdo ndryshim që shkon në ndihmë të familjeve dhe në funksion në të gjithë rrugët e veprimit të qeverisë shqiptare”,- theksoi Rama.

Rama akuzoi qeverinë se nuk është e aftë të krijojë një plan të tillë masash, ndërsa u shpreh se kryeministri Berisha do të largojë vëmendjen nga kjo situatë me cdo kusht.

Deputeti i PS, Erion Brace, bëri të ditur planin e masave që do të përfshi: Identifikimin e kostove të hapjes dhe mbajtjes të hapur të rrugëve kombëtare, hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave, furnizim të menjëhershme me barna, Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj dhe identifikimin e të gjithë dëmeve të shkaktuara.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin