Deputetet socialiste të komisionit të posaçëm janë duke pritur zbardhjen e marrëveshjes së arritur, ku ndryshimi i vetëm nga propozimi Nuland është ndryshimi i autoritetit që mbledh kandidaturat për anëtarë të komisionit të vettingut, nga Avokati i Popullit tek Presidenti i Republikës.
Por pikërisht kjo zbardhje, e cila kërkon miratimin e Partisë Demokratike po mbahet peng. Pasi PD këmbëngul që të rihapë negociatat për dy çështje të reja, zgjedhjen e anëtarëve në KLGJ dhe KLP.
Dy çështje të cilat nuk ishin pjesë e negociatave dhe të cilat nga PD ishin cilësuar si të pranuara.
Gjatë gjithë këtyre ditëve PD ka insistuar se palët ishin dakord për 99% të draftit Nuland dhe se vetëm dy çështje kishin mbetur pezull.
Asnjëra prej dy çështjeve nuk përfshinte KLGJ dhe KLP dhe për të dy çështjet Basha u shpreh sot se dakordësia ishte arritur. Pikërisht rifutja ne diskutim e dy çështjeve shtesë nga PD nxitën edhe reagimin më të ashpër deri më sot të SHBA që e quajtën Bashën një njeri që nuk udhëheq dot PD dhe nuk di të mbajë asnjë premtim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com