LIBRAZHD - Partia Socialiste në Librazhd jo vetëm që nuk ka grisur posterat elektoralë të Selamit, por konstaton se PD-ja ka shkelut Kodin Zgjedhur duke ngritur zyrën elektorale brenda Prefekturës, Hipotekës, Zyrës së Punës, pra, brenda insstitucioneve shtetërore.
Ky është reagimi që ka ardhur menjëherë nga kjo degë e PS-së, pas akuzave që i janë bërë sot. "Partia Socialiste e Librazhdit përgënjeshtron në mënyrë kategorike si të pavërtetë, lajmin e përhapur nga PD se gjoja militantë të Partisë Socialiste kanë sulmuar dhe thyer zyrën e saj elektorale", - thuhet në deklaratë.
"Në panik nga humbja e thellë në 23 qershor, drejtues të PD në rreth dezinformojnë publikun me lajme dhe ngjarje të pavërteta të cilat në thelb kanë trillimin dhe sajimin e situatave të pakëndshme në Librazhd. Në fakt është Partia Demokratike e cila ka shkelur që në fillim kodin zgjedhor duke ngritur zyrat e saj elektorale brenda ambienteve të nënprefekturës, hipotekës, zyrës së punës, pra institucione shtetërore ku ndalohet me ligj në mënyrë kategorike zhvillimi i aktiviteteve politike", - përfundon deklarata.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com