PS e paqartë, Parid Cara kundër
Erion Braçes: Zgjedhje në shtato

PS e paqartë, Parid Cara kundër<br />Erion Braçes: Zgjedhje në shtato
Ndryshe nga deputeti i Parisë Socialiste Erion Braçe i cili mendon se zgjidhja e kësaj krize politike që është momentalisht në vend do të ishte referendumi, deputeti i PS-së i Kavajës mendon ndryshe.

Cara mbështet propozimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Metës për zgjedhjet e parakohshme. Ai ka shkruar se nëse reforma nuk miratohet, vendi nuk mund të presë edhe një vit tjetër. Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në shtator, sa më shpejt të jetë e mundur.

Ja reagimi i plotë i deputetit socialist: 
Reforma në Drejtësi të miratohet, ose zgjedhjet në shtator

Reforma në Drejtësi nuk i shërben vetëm Partisë Socialiste, ajo është në interesin e gjithë shqiptarëve. Në këtë gjendje ku është katandisur Drejtësia, miratimi i saj është një urgjencë kombëtare, çdo ditë që vonohet, është në kurriz të qytetarëve dhe të akujt tjetër.

Kryeministri Rama po bën çdo përpjekje për të bindur Partinë Demokratike për ta votuar këtë reformë dhe propozimi i tij i fundit që ta shkruajë PD-ja draftin, është argument i mjaftueshëm.
Në kushtet që jemi, gjykoj se ka vetëm një rrugëzgjidhje.
Sipas gjykimit tim, personal dhe jo si qëndrim i PS-së, Kryeministri Rama duhet të çojë draftin në Kuvend në 21 korrik dhe të testojë se sa vota ka për Reformën. Nëse ne, deputetët, jemi aty për të shprehur vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe 91% e shqiptarëve duan reformën, ai draft miratohet.
Në të kundërt, nëse reforma nuk miratohet, deputetët dhe partitë që deklarohen në Kuvend pro reformës, duhet të jenë boshti i koalicionit të majtë në zgjedhjet e parakohshme.
Koalicioni i majtë duhet ta kërkojë në popull mbështetjen dhe numrin e mjaftueshëm të votave, 93 deputetë, që të miratojë Reformën në Drejtësi në Kuvend.
Nëse reforma nuk miratohet, vendi nuk mund të presë edhe një vit tjetër. Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në shtator, sa më shpejt të jetë e mundur.
Askujt nuk i shërben shtyrja deri në agoni e këtij procesi. Një vit me Qeveri teknike apo pa qeveri fare, do të thotë korrupsion në tatime, korrupsion në dogana, pasiguri për jetën, pasiguri për pronën, mungesë investimesh, rënie e besimit në ekonomi. Asgjë e mirë nuk i ndodh vendit në një vit me këtë gjendje.
Zgjedhjet e parakohshme, sa më shpejt të jetë e mundur. Qytetarët kanë të drejtë ta votojnë ata Reformën në Drejtësi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)