PS e PD bien dakord
për kalendarin e punimve

PS e PD bien dakord<br />për kalendarin e punimve
TIRANË - Mazhoranca dhe opozita kanë arritur të miratojnë sot me konsensus në Konferencën e Kryetarëve kalendarin e punës për tre javët e ardhshme. Opozita ka dhënë dritën jeshile për përfshirjen në shqyrtim edhe të ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar të votave. Sipas marrëveshjes së 14 nëntorit, Kodi Civil dhe Kodi Penal, tashmë në kalendarin e punimeve, duhet të miratohen në Kuvend deri në fund të muajit shkurt. Ligji i fundit që mbetet për shqyrtim është ai për ngritjen e Gjykatës Administrative. Për këtë ligj, sipas marrëveshjes, shqyrtimi duhet të nisë në muajin mars.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset