PS: Fëmijët e Berishës baltë mbi
ne për të ruajtur pushtetin e të atit
Deputeti socialist Taulant Balla doli sot në një prononcim nga selia rozë duke akuzuar kryeministrin Berisha se për të mbajtur pushtetin në këmbë ka hedhur kundër opozitës edhe familjen e tij.
TIRANE- Partia Socialiste dhe fëmijët e kryeministrit Berisha vazhdojnë replikat në lidhje me fshehjen e pasurisë. Deputeti socialist Taulant Balla doli sot në një prononcim nga selia rozë duke akuzuar kryeministrin Berisha se për të mbajtur pushtetin në këmbë ka hedhur kundër opozitës edhe familjen e tij. Nuk i mjafton foltortja e PD-së. Për ti diktuar zëdhënëses sharjen kundër PD-së por ka ngritur zyrë shtypi edhe në shtëpinë e vajzës dhe vilën djalit”
Balla përsëriti kërkesën e opozitës që fëmijët e kryeministrit të të bëjnë publike burimin e të ardhurave milionëshe dhe të mos hedhin baltë mbi opozitën siç bën i ati i tyre.
“Që të dy, edhe Argita edhe Shkëlzeni, në vend që të japin nga një përgjigje të thjeshtë duke treguar një për një burimet e të ardhurave të tyre përrallore, dalin përditë dhe shajnë mua apo Edi Ramën. Madje me libër shpie, tamam bëmë baba të të ngjaj!
Pse moj zonja Argita nuk i'a tregoni publikut kush janë universitetet shqiptare që të kanë paguar ty më shumë se te ishe në Harvard? Dilni zonjë e nderuar dhe tregojuani shqiptareve se si e realizon ju një fitim vjetor 146 milionë lekë, vetëm me mësuesi, që me një llogari të thjeshtë kërkon 22 orë pune në çdo ditë të vitit! Ju thoni se keni kryer edhe punë voluminoze shkencore dhe se keni botuar edhe një sasi të atillë librash shkencorë që e justifikojnë fitimin tuaj vjetor përrallor. “- deklaroi Balla.
Deputeti socialist i kërkoi zonjës Argita Malltezi të bëjë publike kush janë universitetet shqiptare që e kanë paguar më shumë se te ishe në Harvard, si realizon fitimin vjetor 146 milionë lekë vetëm me mësuesi, botimet e panjohura me faturat përkatëse, nga pretendon se ka të ardhurat. “Ne të gjithë do t'ju duartrokasim si shkencëtare,pa ju detyruar më tej të nxirrni përditë nga shtëpia një çarçaf me baltë për t'ia hedhur opozitës. “- tha Balla.
Ndërsa për djalin e kryeministrit, Berisha junior, Balla kërkon të bëjë publike “ndërmjetësimet që ka bërë për të marrë përqindje nga operacione biznesi mes palësh, që për publikun mbeten të paditura?”.
Balla përsëriti kërkesën për të bërë transparente burimin e të ardhurave duke shtuar se shumë shpejt PS do të bëjë denoncimin dhe për ministrat e oborrit të kryeministrit Berisha.
Dje Çifti Argita dhe Jamarbër Malltez akuzuan bashkëshorten e kreut të PS-së, se ka marrë 100 milionë lekë nga një person anonim. Ata i kërkojnë bashkëshortes së kreut socialist të tregojë burimin e këtyre të ardhurave.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44