FIER - Dega e Partisë Socialiste e Fierit shpreh indinjatën ndaj dhunës së rëndë fizike të ushtruar ndaj kandidatit të FRD, Mit’hat Hoxha në Roskovec të Fierit mbrëmjen e 9 qershorit.
Kjo degë shpreh shqetësimin se dhuna fizike e ushtruar ndaj Hoxhës nuk është rasti i parë por i pesti që në 1994, ku ngjarja më e rëndë është vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi në 2009, për të cilin ende nuk është zbuluar autor. Partia Socialiste e dënon ashpër këtë akt të dhunshëm me prapavijë politike, që në këtë rast nuk është kryer vetëm kundër një personi, por kunder te gjithe procesit zgjedhor.
“Gjithmonë në këto raste është policia që ikën në drejtim të paditur, ndërsa autorët qëndrojnë në vend dhe drejtojnë lëvizjet e policisë. Kjo tregon edhe një herë atë ç’ka denoncuam disa ditë më parë, faktin se policia është kthyer në një instrument të pushtetit e të Partisë Demokratike dhe se shteti ligjor sot është është inegzistent.”- tha Andjus Olldashi, kreu i PS-së së Fierit në një prononcim për median paraditen e sotme.
Deklarata e plotë e degës PS Fier
“Dal sot të denoncoj dhunimin e hapur fizik që po i bëhet fushatës zgjedhore në qarkun e Fierit dhe inegzistencën e shtetit ligjor. Mbrëmjen e të dielës është rrahur barbarisht kandidati për deputet i Partisë Fryma e Re Demokratike, Mit’hat Hoxha, të cilin e kishin kërcënuar më parë me jetë për tu tërhequr nga fushata që po kryen në qytetin e Roskovecit dhe fshatrat përreth. Partia Socialiste e dënon ashpër këtë akt të dhunshëm me prapavijë politike, që në këtë rast nuk është kryer vetëm kundër një personi, por kunder te gjithe procesit zgjedhor. Nuk eshte hera e pare, qe ne Fier, ndodhin incidente te tilla ne ditet perpara zgjedhjeve, ku forcat opozitare janë dhunuar barbarisht nga perfaqesues te pushtetit, me qëllim trembjen e tyre dhe demoralizimin e elektoratit e gjerë opozitar.
Në vitin 1994 e gjithe bota i di ngjarjet e turpshme qe ndodhen ne Libofshe, te gjithe i mbajne mend rrahjet qe pasuan zgjedhjet e 96-es, shkaterrimin e shtetit ne 1997, grushtin e shtetit ne 1998; e më keq ndodhi në vitin 2009, po në qytetin e Roskovecit, kur u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij deputeti socialist Fatmir Xhindi. Si gjithmonë policia nuk ka një autor apo motiv për këto ngjarje. Gjithmonë në këto raste është policia që ikën në drejtim të paditur, ndërsa autorët qëndrojnë në vend dhe drejtojnë lëvizjet e policisë. Kjo tregon edhe një herë atë ç’ka denoncuam disa ditë më parë, faktin se policia është kthyer në një instrument të pushtetit e të Partisë Demokratike dhe se shteti ligjor sot është është inegzistent.
Por ne u themi këtyre kriminelëve se nuk trembemi. Ne u themi se populli opozitar dhe ai shqiptar nuk frikësohet nga makinacionet, shantazhet apo dhuna e tyre. Unë i siguroj të gjithë se lumi i votave të opozitës, lumi i votave të Partisë Socialiste do t’i ndëshkojë këta këta kasapë me votë, e nesër me ligjin e së drejtës.
Partia Socialiste solidarizohet me kandidatin e Frymës së Re Demokratike Mit’hat Hoxha dhe i uron atij shërim sa më të shpejtë e rikthimin në fushatë.
Ndërkohë, u bëjë thirrje gjithë socialistëve, gjithë opozitarëve, gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, ejani e votoni masivisht më 23 qershor per numrin 29, votoni për Rilindjen e vendit, votoni për familjet dhe femijet tuaj! Votoni që të mos iu dhunojnë më, votoni që mos tu vjedhin më, votoni që të mos ju përbuzin më! Votoni masivisht për rilindjen që të ndëshkoni njëherë e përgjithmonë politikën e mbrapshtë dhe shkelësit e ligjit!”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com