Partia Socialiste po forcon përditë e më shumë tezën e referendumit për reformën në drejtësi, si një plan rezervë nëse dështon votimi i reformës në drejtësi i parashikuar për në 21 korrik. Pas Pandeli Majkos, është zëvendëskryeministri i vendit Niko Peleshi, i cili ka deklaruar se nëse Reforma në Drejtësi nuk miratohet më 21 korrik në parlament, të dërgohet në referendum.