PS gati emrat në mesjavë, Dule e
Milo aleancat e fundit për të majtën

PS gati emrat në mesjavë, Dule e<br />Milo aleancat e fundit për të majtën
TIRANE- Partia Socialiste pritet të bëjë publike në mesjavë emrat e kandidatëve të saj për zgjedhjet e 21 qershorit. Pavarësisht se në takimin e zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta u deklarua se emrat do të ishin gati në 1 prill, marrëveshjet parazgjedhore dhe forcat e reja që po i bashkohen koalicionit të majtë kanë shtyrë në kohë publikimin e emrave.

Burime nga selia rozë, bëjnë me dije se aleancat e fundit të cilat kreu i PS-së Rama pritet të nënshkruaj, janë ato me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kreun e PDS-së Paskal Milo. Marrëveshja me nënkryetarin e Parlamentit, Vangjel Dule ka rezultuar më e vështira për kryeministrin, kjo edhe për shkak të kërkesave që Vangjel Dule ka për këto zgjedhje vendore. Këto kërkesa, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ka bërë publike edhe në një aktivitet të OMONIA-s të zhvilluar dy ditë më parë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve