TIRANE- “Jam ndjerë thellësisht e prekur edhe shumë e vlerësuar nga të gjitha urimet dhe mesazhet tuaja për detyrën e re, që më është caktuar nga kryeministri Rama në qeverinë e Rilindjes. Qënia pjesë e këtij ekipi është vlerësim, privilegj, përgjegjësi dhe sfidë shumë e madhe për mua. Uroj që besimin, mbështetjen, vlerësimin që kam marrë vazhdimisht nga të gjithë ju, të mund ta justifikoj edhe përmbush pritshmëritë tuaja”.
Kjo ishte deklarata në "Facebook" e ministres së re të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Ajo shprehet e vlerësuar për faktin se ka shumë gra në kabinetin e Ramës, gjë të cilën ka pasur gjithnjë për zemër. “Ndjehem shumë mirë që modeli i qeverisë së re është modeli më demokratik dhe më përfaqësues për shoqërinë shqiptare, duke përdorur me efikasitet potencialet e kontributet e të dyjave gjinive, grave edhe burrave. Sfida e përbashkët është realizimi me sukses i Programit të Rilindjes”, thotë Gjermeni.
Sipas saj vërtetë sfida qeverisëse është e madhe por beson te përkushtimi, përgjegjshmëria, angazhimi e profesionalizmi e të gjithë ekipit, por dhe të mbështetja e bashkëpunimi i ngushtë me grupin e PS.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com