TIRANE - Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se, ky i fundit e ka tradhëtuar votën e qytetarëve të Tiranës. Në mbledhjen e grupi parlamentar të PD-së, Basha tha se, qeveria e re ka humbur 40 mijë vende pune.
“Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën më të keqe për tu marrë me politikë”, tha nga selia e PS-së, Blerina Gjylameti.
Sipas saj “sot Basha tha se, kanë humbur 40 mijë vende pune. Por një nga premtimet e para të kësaj qeverie ka qenë rikthimi i institucioneve në identitet dhe INSTAT është duke dhënë shifrat reale”
“Basha e ka tradhëtuar votën e marrë nga populli i Tiranës. Rrugët, plehrat që janë në Tiranë të japin përshtypjen e plotë të qeverisjes së kryebashkiakut Basha”, përfundoi deklaratën e saj nga selia e PS-së, Blerina Gjylameti.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com