Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje demokratëve që të votojnë PS-në pasi sipas Gjiknurit përçarësit e opozitës, Basha dhe Berisha, nuk meritojnë asnjë votë.
"Për Durrësin këto zgjedhje janë të veçanta pasi Durrësi ndodhet në një moment të veçantë. Ka shansin për tu transformuar totalisht. Ka mundësinë që të ketë zhvillimin më të madh të Mesdheut. Kjo sigurisht që kërkon sinergjinë mes Bashkisë dhe Qeverisë. Ndaj edhe vota për Emirjana Sakon është votë për zhvillimin e Durrësit. Ata luftojnë se kush del i parafundit. Ata luftojnë për mbijetesën e tyre politikë. Dhe për këtë do të shfrytëzojnë qytetarët durrsakë? Votoni PS që të bashkoni edhe PD-në. 2 përçarës të opozitës nuk meritojnë asnjë votë", tha Gjiknuri.
Ndërkohë që kandidatja për kryetare Bashkie, Emirjana Sako, i tha grave dhe vajzave të pranishme se forca e saj e vetme në këto zgjedhje është puna.
"Para 13 vitesh kur hyra në bashki si specialiste arkitekte nuk ma merrte mendja që do ta kisha nëj mundësi të tillë. Për këtë falënderoj Kryeministrin Rama, Partinë Socialiste dhe çdo socialist të thjeshtë. Sot jam para jush jo për fjalë e premtime por i vetmi argumenti i imi është puna. Është e vetmja forcë e imja. Unë kam qenë krah Kryeministri Rama në çdo shtëpi që kemi rindërtuar. Ky projekt pas tërmetit ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm. Ne kemi projekte shumë të mira përpara. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë", tha Sako.
Sako kandidon më 6 mars përballë Luan Hotit të Partisë Demokratike dhe Ardian Mukës së 'Shtëpisë së Lirisë' të Sali Berishës.
Interesante. Edhe kjo si shefi vet, Rama, ka pasion "punen". E shprehin menyren e korruptuar te perfshirjes ne bashki pa te keq. Para 13 vitesh paska hyre si "specialiste arkitekte" dhe kete ia di per nder Rames???? Dhe ne qe mendojme se te fillosh pune ne bashki duhet te konkurosh, dhe nese je i afte, atehere mund ta marresh vendin e punes. Kuptohet, ne Zvicer!!! Dhe cdo shpi qe u beka ne Durres kjo dhe Edi e kane nga nje foto!!! Pra kjo eshte dhe "puna"e saj kryesore: sektori i ndertimit ne Durres. Sikur te kishin nga nje kamer nga pas do te cuditeshim ku e me ke ha dreka e lafos Damiani. Se Durresi nuk ka nje e dy por nje lume trafikantesh. Kuptohet, si baze kryesore ka Hasanbellinjte, qe jane dhe kumbaret e kapjes nga PS te Bashkise.
Përgjigju