PS homazh 4 viktimave,nesër
“blindohet” kryeministria

PS homazh 4 viktimave,nesër<br />“blindohet” kryeministria
TIRANË – Opozita do të zbresë edhe këtë 21 janarin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por, këtë herë jo për demonstratë, por për një protestë në homazh të 4 njerëzve, të cilët u vranë një vit më parë, pikërisht përpara selisë së qeverisë. Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit, në orën 11.00 të së shtunës, socialistës do të nisin ecjen e heshtur nga selia e kësaj partie për të mbërritur në këmbë në vendin ku u vranë Ziver Veizi, Aleksa Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Pas vendosjes së luleve në vendin ku është vrarë protestuesi i parë, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët do të vazhdojnë sërish në këmbë drejt Akademisë së Arteve. Pikërisht këtu, në orën 12.00 është parashikuar edhe mbajtja e fjalimeve dhe mesazheve në kujtim të ngjarjes së një viti më parë.


POLICIA “BLINDON” KRYEMINISTRINË
Në orën 8 të mëngjesit të së shtunës në ambjentet rrethuese të kryeministrisë do të zbresin afro 800 efektivë të policisë të shtetit si edhe forcave Renea. Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se është hartuar plani i masave të sigurisë për protestën – homazh që opozita do të organizojë nesër, në njëvjetorin e 21 janarit 2011. Krahas efektivëve, policia do të përdorë edhe kamerat e sigurisë të instaluara në shesh dhe në ambjentet e jashtme të kryeministrisë për të regjistruar të gjitha zhvillimet.
Rëndësi do t’i jepet ruajtjes së objekteve të rëndësisë së veçantë, ndërsa në ndihmë të forcave të rendit do te angazhohen edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë të Gardës së Republikës, si dhe te qarkullimit rrugor. Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë te ditur se leja për këtë tubim është marre prej orës 10:30 deri në 14:00. Bëhet e ditur se Garda e Republikës ka marrë përsipër mbrojtjen e rrethimit brenda kryeministrisë, duke mos pranuar asnjë efektiv të policisë së Tiranës që të qëndrojë qoftë brenda rrethimit, ose mbi tarracën e kryeministrisë.


HOMAZHE NË TIRANË, BERISHA NË LUSHNJE

Konfirmohet tashmë zyrtarisht se kryeministri Berisha paraditen e së shtunës do të udhëtojë drejt Lushnjes, ku do të organizohen aktivitete në nder të kongresit historik mbajtur në 21 janar 192o. Burimet pranë qeverisë thanë se do të shoqërohet nga disa ministra dhe deputetë të së djathtës. Ceremonia festive organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ndërkohë, kryetari i bashkisë, Fatos Tushe tha dje për Shqiptarja.com se në ceremony do të marrin pjesë edhe dy prej deputetëve socialistë, Bashkim Fino dhe Arben Çuko.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi