PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias 

Tirane- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi reagon në lidhje me qëndrimin e SHBA-së e cila tha se Kuvendi ‘shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese" duke mos e çuar në këtë gjykatë mandatin e Olta Xhaçkës.

Për Peleshin bëhet fjalë për një paqartësi. Edhe votën ‘abstenim, pro dhe kundër’ të kuvendit në seancën e vonë, në orët e para të mëngjesit të 13 shtatorit 2024 e quan pjesë e kësaj paqartësie për të cilën kërkohet mendimi i Komisionit të Venecias.

“ Nuk e pranoj termin kundërshtim të Gjykatës Kushtetuese. Ne vendimin e trajtuam me seriozitetin që i takon dhe pa hezituar e kaluam në seancë. Votimi në seancë bëhet nga deputetët. “Nuk bëhet fjalë për kundërshtim të Gjykatës Kushtetuese. Ne e zbatuam sa i takon futjes në seancën e parë plenare, data 12 shtator…Është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim, pro e kundër që është shprehje e paqartësisë. Të gjithë palët janë në të drejtën e tyre por cila palë prevalon, e drejta e deputetit për të votuar si do, apo detyrimi për të votuar sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese?” tha Peleshi. 

Peleshi jep dhe një vlerësim tepër pozitiv për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali duke thënë se lëvizja e saj për të kërkuar mendim nga komisioni i Venecias ishte i mençur

“E shoh të drejtë dhe të mençur vendimin e kryetares së Kuvendit për ta çuar në Komisionin e Venecias. Nuk na vlen për një rast specifik por në parim do na vlejë për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në emër të Partisë, Peleshi thotë se PS nuk e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe e argumenton

‘Vazhdoj të mos pranoj kundërshtim e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është kështu. E kemi trajtuar me seriozitet dhe pa hezituar, ashtu siç e kërkon. E kemi kaluar në seancë"

Si në raste të pakta, për rastin nëse mandati i Xhaçkës duhet të kalojë në Kushtetuese, PS nuk kishte vendim politik në lidhje me votimin.

“Nuk kishte vendim politik dhe nuk kishte vendim grupi se i tillë është rasti. Ne vetë nuk kemi pasur një qartësi. Ne votojmë grup dhe patjetër që ka mendime të ndryshme. Kjo është disiplina e grupit parlamentar. Ne nuk kemi patur një qartësi dhe nuk ja lejojmë vetes të kemi një vendim kundër Gjykatës Kushtetuese. Abstenimi duhet të quhet paqartësi" thotë ai.

A po mbron PS Olta Xhaçkën e po kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Çfarë na këshillon komisioni i Venecias do e zbatojmë pa hezitim' thotë Peleshi.

A po kërkon PS të fitojë më tepër kohë deri në shpërndarjen e parlamentit për ta shpëtuar mandatin e Xhaçkës?

"Nuk ka asnjë qëllim të tillë. Nuk bëhet fjalë për emrin e një deputeti. Ikën një dhe vjen një tjetër deputet. Edhe ju vetë duhet ta kuptoni nuk është kaq e thjeshtë. Nga njëra anë kemi të drejtën e deputetit të votojë sic e mendon ai. Nga ana tjetër vendimmarrje e gjykatës Kushtetuese. Sa na takon ne nga ana politike e çuam në seancë"

Peleshi shpjegon dhe votën e tij 'abstenim" 

"Po kam votuar abstenim se bëj pjesë në atë grup deputetësh që janë të paqartë se kush prevalon, vullneti i lirë i deputetit apo vendimi i gjyktaës Kushtetuese dhe të dyja bazohen në Kushtetutë. E meqë kemi këtë lloj konkurence të të drejtave kushtetuese bëmë vendimin e duhur për ta çuar në Komisionin e Venecias"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Reforma Zgjedhore, Peleshi: Jemi të hapur për takim me Bardhin nëse ka propozim! Mbledh grupin PS, lë porositë për pr/buxhetin 2025

PS mblodhi sot grupin parlamentar për të diskutuar aksionin parlamentar në ditët në vijim. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi pas takimit tha për gazetarët se fokusi i diskutimit ishte buxheti i ardhshëm.

“Jemi disa javë para diskutimit më të rëndësishme të vitit që është buxheti i ardhshëm ku patjetër duhet përfshirje dhe angazhim, ku qeveria bën punën e vet, por nga ana tjetër edhe grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet qoftë në komisione për ta trajtuar buxhetin apo për të bërë ndryshime, amendime dhe sugjerimet e nevojshme dhe per ta ndarë me publikun për zonat që  ata përfaqësojnë. Kjo ishte fryma që u materializua sot në mbledhjen e grupit parlamentar për seancën e 19 shtatorit”, tha Peleshi.

I pyetur a është gati PS të ulet në tryezë për Reformën zgjedhore, Peleshi tha se nëse ka diçka konkrete është gati.

“Jam i hapur për takime me z.Bardhin dhe këdo tjetër, nëse ka diçka konkrete nëse na lejon koha, patjetër. Por për hir të së vërtetës nuk kemi një propozim konkret për riprekje të Kodit Zgjedhor por  ta shohim pasi ta marrim”, u tha ai gazetarëve.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/09/2024 05:28

    Cfare paqartesi ke o Pelesh ti dhe veshegjatet e tjere?! Burri i Xhackes perfitoi toke e u be /investitor strategjik/ se ishte burri i nje prej drejtuesve kryesore te PS, deputetes e ministres Xhacka.Njelloj si Malltezi fale Berishes.Dikush mund te thote qe Berisha i trazoi vete ujerat e gjirizeve ku noton tani,Xhacka nuk firmosi e nuk urdheroi njeri qe te kishte prioritete burri i saj.Nuk kishte nevoje! Me mendesine turkoshake-bizantine qe veprohet ne Shqiperi,mjafton vetem emri,mjafton te thuhej qe ky ishte burri i Xhackes e hapej cdo dere e firmosej cdo shkrese e leje qe per cdo njeri normal do te ishte shume e veshtire,per te mos thene e pamundur.Ky eshte rast konflikt interesi.Sic ja hoqet mandatin Berishes,duhet t'ja kishit hequr edhe kesaj,se te dy kane abuzuar me emrin e poziten.Cfare paqartesi ka ketu,apo s'ju vjen mire t'a dorezoni se eshte e PS?!

    Përgjigju
  • Beni: 16/09/2024 13:12

    Ne Shqiperi organi qe vendos mbi kushtetueshmerine dhe interpretimin e saj quhet Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vendosur dhe detajuar arsyetimin ne nje vemdim. Qe eshte i zbatueshem dhe detyrues ne te gjithe territorin e Shqiperise. Peleshi, ose nje nder pykat e Rames, thote se kane nevoje per "mendim" nga nje jo autoritet kushtetues mbi si te zbatojne vendimin kushtetues. Format dhe ngjyrat e korruptimit te rende, abuzimit dhe neperkembjes se kishtetutes e ligjeve vetem e vetem per te mbrojtur menderen jane normale ne autokracine tone hibride.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi