TIRANE-PS i kërkon ILDKP të pastrojë rradhët e tij nga personat me konflikt interesi. Gjatë raportimit të kreut të ILDKP, Adriatik Llalla në komisionin e Ligjeve për punën e insitucionit që ai drejton, deputeti I PS, Bashkim Fino kërkoi “ Pastroni ILDKP nga personat qe kanë lidhje me gjyqtarët, prokurorët dhe deputetët, sepse pikërisht këta persona nuk lejojnë hetimin e pasurive të këtyre personave”.

Ndërkaq kësaj deklarate kreu i ILDKP, Adriatik Llalla iu përgjigj se në dijeninë e tij, nuk ka persona të tillë në institucionin që drejton. Llalla në raportimin e tij theksoi që gjatë vitit që shkoi ka ILDKP, ka konstatuar 13 raste të konfliktit të interesit në institucione dhe për 10 prej tyre. Ai theksoi se nuk ka pasur mungesë bashkëpunimi me institucionet, si rast konkret ai ka përmendur bashkëpunimin me KLD, në bazë të të cilit ka nisur një hetim për disa gjyqatrë në lidhje me udhëtimet e tyre jashtë shtetit.
(jd/shqiptarja.com)