PS: Imami po shet bazën
ushtarake të Bisht Pallës

PS: Imami po shet bazën <br />ushtarake të Bisht Pallës
TIRANE-Në vazhdim të fushatës së denoncimeve të privatizimeve masive që po i bëhen pronave të ushtrisë, deputeti socialist Taulant Balla ndaloi në bazën ushtarake detare të Bisht Pallës. Balla deklaroi se edhe kjo pronë është bërë pjesë e listës së ministrit të mbrojtjes Arben Imami për shitjen e objekteve ushtarake.

“Në listën e reparteve ushtarake që Arben Imami po shet është ish-depoja e minave detare Porto Romano vetëm pak metra prej këtej 57.216 metra katrorë, në Maminas reparti ushtarak numër 3032, 62100metra katrore”, tha Balla.

Në vlerësimin e Ballës potenciali dhe ndikimi që kanë pronat e ushtrisë nuk e justifikon mënyrën me të cilën ato po shiten.

“Arben Imami po shet kaq mijëra metra katrorë prona të ushtrisë. Ajo që dua të them sot këtu në bazën ushtarake të Bisht Pallës  është se si ka mundësi që kjo qeveri dhe ky kryeministër i papërgjegjshëm për pronat që ka në administrim nxjerrin në shitje një ndër pronat më të rëndësishme të ushtrisë tonë.” vijo deputeti i PS-së, Taulant Balla. Sipas Ballës, zona ushtarake e Bisht Pallës, baza e dytë më e madhe detare në vend, për nga pozicioni gjeografik është shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik midis gjirit të Durrësit dhe Lalëzit

Partia Socialiste premton se me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të mund t'i rikthejnë pronën qytetarëve duke i dhënë fund bastisjes së pronës publike për interesat e ngushta të qeverisë dhe njerëzve pranë saj.
(k.z/su.fu/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë