Partia Socialiste nuk ka ende një vendim lidhur me zgjedhjen e kryetarit të saj për degën më të madhe e më të rëndësishme, atë të Tiranës. Në muajin maj dhe qershor i zgjodhën kryetarët e dege të të gjitha qarqet, kur në përputhje me ndarjen territoriale u krijuan dhe degët e reja të partisë. Në këtë mënyrë, u zgjodh për çdo bashki një kryetar i degës së PS-së, por një gjë e tillë nuk ndodhi në kryeqytet.