PS: Kandidatura e Ndregjonit
u fut në listë me mirëbesim

PS: Kandidatura e Ndregjonit<br />u fut në listë me mirëbesim
Pas deklaratës së Besim Ndregjonit se ishte përfshirë në listën e PS për kandidaturën e Avokatit të Popullit, pa bërë asnjë aplikim online ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë.

Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni reagoi në lidhje me deklaratën e kryetarit të shoqatës së të përndjekurve politikë, për përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Gjermeni tha se emri i Ndregjonit u përfshi në listë në mirëbesim, pasi ai i kishte shprehur dëshirën për të kandiduar për këtë post.

“Zoti Ndregjoni dëshironte të konkuronte dhe këtë ma shprehu drejtëpërdrejt. Duke qenë se zoti Ndregjoni nuk e kishte depozituar aplikimin ende dhe biseda jonë e fundit u bë ditën e fundit, në respekt të asaj çka zoti Besim Ndregjoni përfaqëson si drejtues i një organizate të të përndjekurve politikë po edhe të historisë së tij personale e familjare, dhe sigurisht mbi fjalën e tij se donte të futej në garë ne vendosëm ta përfshijmë në listë në mirëbesim” shkruhet në deklaratën e Gjermenit.

REAGIMI I NDREGJONIT: NUK KAM APLIKUAR PER AVOKATIN E POPULLIT
Në një intervistë të dhënë dje për mediat, Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i “Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë” ka mohuar që të ketë aplikuar pranë PS-së për të qenë kandidat për postin e Avokatit të Popullit.

“Nuk e di kush e ka futur emrin tim në atë listë. Ju garantoj se nuk kam bërë as edhe një lloj aplikimi, qoftë online apo qoftë me dorëzim dokumentash dorazi. E vërteta është që kam zhvilluar thjesht një takim me anëtaren e komisionit përzgjedhës, deputeten, Eglantina Gjermeni, ku i pranishëm ka qenë edhe miku im, Ardian Kati. Dhe vetëm kaq. Emri im është përdorur politikisht në atë listë” ka thënë Ndregjoni.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar