Zyra e Shtypit të PS-së ka reaguar pas deklaratave të Ministrisë së Jashtme në lidhje me të ashtuquajturin incident diplomatik. Përkundrejt akuzave të MPJ-së se Rama gjatë një takimi diplomatik në Vjenë është konfrontuar me djalin e Cekës, diplomat i Shqipërisë në Vjenë kreu socialist sqaron se asgjë e tillë nuk është e vërtetë, ata kanë dialoguar dhe në moment acarimi nga ana e Cekës ai i është afruar për ta sqaruar.
“Partia Socialiste shpreh keqardhje për nivelin banal ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik shqiptar. Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas takimit djali i Neritan Cekës, që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike.
Ndërkohë sot, Ministria e Jashtme vazhdoi avazin e saj të propagandës antiopozitare duke i dalë në mbrojtje një "diplomati" që s'është asgjë tjetër veçse një prej shumë shëmbëlltyrave të degradimit të trupit tonë diplomatik në një lukuni kalamajsh, kunetërish, mbesash, kushërinjsh, dhëndurësh e krushqish të sojit e të sorollopit të oborrit të një pushteti të dalë duarsh, që po jeton ditët e veta të fundit”, - thuhet në komunikatën për shtyp të PS-së.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com