TIRANE- Partia Socialiste dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisionit hetimor lidhur me shtesat që i janë bërë popullsisë në disa komuna të qarkut të Kukësit. Kërkesa është dorëzuar sot paradite nga sekretari i Cështjes Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Kërkesa ka për objekt gritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit për hetimin e veprimtarisë së organeve shtetërore mbi lëvizjen e popullsisë në disa njësi vendore të qarkut Kukës gjatë periudhës qershor–nëntor 2012”.
Socialistët kërkojnë “sqarimin e fenomeneve të dala nga zbatimi i keq i ligjit, identifikimi i përgjegjësive nga organet apo personave zyrtarë përkatës, analizimi i gjetjeve për të përgatitur rekomandimet për ndërhyrje ligjore e administrative për parandalimin apo dhe eliminimin plotësisht të tyre në të ardhmen.”
Sipas PS-së duke krahasuar shifrat zyrtare përkatëse të të dhënave zyrtare të fundit të muajit qershor 2012 dhe ato të fillimit të muajit nëntor 2012, lehtësisht vihet re se rritja e popullsisë për të 12-të qarqet e vendit për periudhën fund qershori – fillim nëntori 2012 është 0.39%. Ndërkohë që rritja për të njëjtën periudhe për qarkun e Kukësit është 0.63%, më e madhja mes të gjitha qarqeve pas Tiranës, me 0.75% dhe përpara qarkut të Durrësit, që vjen i treti, me 0.51%.
Kërkesa e nënshkruar nga deputetët socialistë është bazuar në Nenin 77 pika 2 të Kushtetutës, nenet 3 dhe 5 të Ligjit Nr. 8891, datë 02.05.2002, për “Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” si dhe nenit 25 të Rregullores së Kuvendit.
Ja kërkesa e PS
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
"Një kapitull i ri po fillon", Samanta Karavella zbulon shtatzëninë dhe prezanton për herë të parë partnerin
25 Janar, 21:20
-
Projektligji në konsultim/ ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, do jetë ShA, 51% e aksioneve të shtetit! Kredi vetëm bizneseve të nënfinancuara, do mbledhë edhe kursime
25 Janar, 21:12