TIRANE - Partia Socialiste nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka denoncoi mbipopullimin dhe mungesën e kopshteve të reja në Tiranë. Sipas Xhaçkës, situata është krijuar nga mosmbajtja e premtimeve për investime nga kryebashkiaku Basha
Deklaratë për shtyp e deputetes Olta XhaçkaLulzim Basha nuk ka bërë asgjë për Tiranën. Nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra me aq bujë në 2011. As premtimet për projekte madhore që sipas tij do të transformonin qytetin e as premtimet për të bërë ato që janë detyrat bazë të çdo bashkie.
Premtoi se do të zgjidhte problemin e infrastrukturës së kopshteve e çerdheve. Premtoi se do të ndërtonte kopshte të reja për të zgjidhur problemin e mbipopullimit. Premtoi se do t’i rikonstruktonte e do t’i kthente në mrekullinë e 8 të botës kopshtet ekzistuese.
Natyrisht, nuk bëri asgjë. Këtë e dinë fare mirë qytetarët që duhet t’i çojnë fëmijët e tyre në kopshte të tejmbushura, nëse janë aq me fat sa të arrijnë t’i regjistrojnë në një kopsht publik. Por meqë Luli ngul këmbë që përveç tramvajit, bulevardit të ri dhe kartës së studentit e ka mbajtur edhe premtimin për kopshtet le të shohim konkretisht me fakte se çfarë ka bërë.
Në vitin 2013 projekti i Lulit për rikonstruksion dhe ndërtime kopshtesh parashikonte 4.2 milionë dollarë investime. Në fund të vitit 2013 arriti të realizonte vetëm 210 mijë dollarë investime nga ky plan i bërë nga vetë Luli. Sado i paaftë të jesh në matematikë është e vështirë të të shpëtojë fakti se me këto ritme Lulit do t’i duheshin fiks 20 vjet për realizuar planin.
Praktikisht, Luli po u thotë prindërve që i kanë sot fëmijët në kopshte dhe çerdhe që kur nipërit e tyre të bëhen për të shkuar në kopsht, një pjesë e kopshteve të Tiranës do të jenë në gjendje më të mirë. Kjo është ajo çka nënkupton Luli kur përsërit pareshtur se është vizionar dhe largpamës. Sepse Luli sheh realisht shumë larg.
Qytetarët e Tiranës nuk kanë kohë për të humbur me vizionet e Lulit apo kandidatëve të Lulit. Sot i madh e i vogël e di që problemi më i madh i Tiranës ka qenë Luli. Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta rikthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.5%
-
Të gabuar
22.9%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36