PS votoi kundër për marrëveshjen mes qeverisë dhe BEI për marrjen e një kredie 3 milion euro për vijimësinë e rrugës Levan-Vlorë.
Deputeti Pandeli Majko, duke iu referuar dokumentacionit të dorëzuara nga Ministira e Trasporteve në komision, theksoi se kjo ministri nuk është treguar serioze, pasi dokumentet përfshijnë thjesht një letërnjoftim.
"Kur bëjmë marrëveshje në përgjithësi është marrëveshje mes qeverisë dhe bankës. Me sa shoh unë këtu është një njoftim që fillon dërguar me DHL ministri së Financave dhe përfundon me "me respekt Banka Europiane e Investiemeve". Ky është njoftim jo marrëveshje", tha Majko.
Edhe pse marrëveshja u miratua vetëm me votat e mazhorancë, por dhe të deputetit Bashkim Fino, kryetari i komisionit Ilir Rusmali kërkoi seriozitet nga ana e ministrisë përgjegjëse. "Ne nuk kemi shqetësimme në parim me këtë. Keni bashkëlidhur një dokument që nuk ka lidhje me atë që ju thoni.Po ta lexoni nuk ka lidhje.Por, nuk ka asnjë fjalë për objektin e asaj që thoni për shtimin me 3 ml euro të kredisë. Hapni sirtarët tuaj se ka kohë sa të vijë në seancë plenare dhe bashkëlidhni dokumentin që duhet.
Ne biem dakord parimisht me atë që thoni ju me gojë, por ajo që kanë sjellë si materiel bashkëlidhur, është tjetër", tha ai.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com