TIRANE- “Lëre kokën e Ali Pashës aty ku është se boll e lemerise Ahmetin që e nxorre nga një varr normal dhe e fute brenda një kjoske pa leje dhe pa pikë turpi e quan Mauzoleum. Por shiko mos na kthe 1. 3 miliardë dollarë që kanë ikur nga Shqipëria jonë”. Ky është reagimi i deputetit socialist Taulant Balla menjeherë pasi kryeministri Berisha nga mbledhja e Komitetit Ndërministror për 100 vjetorin e Pavarisë deklaroi se do të bëjmë çdo gjë të rikthejmë nga Stambolli kokën e Ali Pashës.
Nga selia rozë, deputeti socialist përsëriti akuzat ndaj dy fëmijëve të kryeministrit Berisha, se kanë fshehur burimin e të ardhurave dhe përfitimeve të shumave marramendëse.
"Shkëlzeni ka fituar 490 milionë lekë në 2 vite por nuk ka dhënë asnjë shpjegim për të arritur përfitimin e kësaj shume përallore. Ne do të jemi të parët ta përshëndesim, pasi të kemi verifikuar dokumentet. Do përshendesim dhe milioneren Argita. Ne po persim por sigurisht jo me gojën kyçur sepse nuk është çështje e interesit tonë por e të gjithë shqiptarëve“, tha deputeti Balla.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com