PS largon Islamin, Malaj: 1 në 4
deputetë, kundër përjashtimit

PS largon Islamin, Malaj: 1 në 4 <br />deputetë, kundër përjashtimit
TIRANË - Kastriot Islami çrregjistrohet nga grupi kuvendor i Partisë socialiste ku ka bërë pjesë që prej vitit 1991. Votimi është bërë me dyer të mbullura ku munguan emra si Ben Blushi apo Andis Harasani. Ndryshe nga mbledhjet e zakonshme të grupit, kryesocialisti Rama nuk ka folur në fillim të tij, por as pas marrjes së vendimit zyrtar. Sipas këtij, vendimi të bërë publik nga deputeti Taulant Balla, Islami ka shkeluar vendimin politik të grupit për të votuar kundër kandidatit të presidentit Topi për kyetarin e KLSH, Bujar Leskaj.
4 deputetë të PS, Arben Malaj, Marko Bello, Tom Doshi dhe Hafiz Gashi votuan kundër përjashtimit të Islamit nga grupi kuvendosr socialist.

ORA 18.15 MALAJ: 1 NE 4 DEPUTETE JANE KUNDER PERJASHTIMIT
Deputeti Arben Malaj është shprehur kundër përjashtimit e Kastriot Islmait nga Partia Socialiste. Ai ka thënë se “Modernizimi i partive nuk vjen nga disiplina formale dhe deputetët nuk duhet të kthehen thjesht në kartona pa personalitet, ata duhet të kenë integritet. Vetëm në shoqëritë jo demokratike vendoset kush mund të pranohet nga partia. 1 në 4 deputetë janë kundër përjashtimit të Islmamit”.

Malaj prezantoi Ilir Zelën si kandidatin e ri për kreun e PS në Tiranë.

ORA 15: 20 BALLA: ISLAMI SHKELI VENDIMIN POLITIK
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, deputeti Taulant Balla ka publikuar zyrtarishrt vendimin për të mos patur më në rradhët e deputetëve Kastriot Islamin.
“Kryesia e Grupit Socialist sqaron se krejt ndryshe nga çfarë është publikuar në mediat qeveritare gjatë këtyre ditëve, zbatimi i kësaj norme statutore është vendosur në kolegjialitet të plotë nga Grupi Socialist përpara seancës dhe çdo deputet e ka pasur të qartë paraprakisht detyrimin statutor për zbatimin e vendimit politik.Kjo do të thotë se qoftë pjesëmarrja në votim, qoftë votimi në unison me vendimin politik ishin të detyrueshme për të gjithë anëtarët e grupit socialist. Ashtu sikundër është e qartë se në këtë rast edhe zbatimi i normës statutore në rast shkeljeje të vendimit politik ishte një pasojë e paralajmëruar për këdo që mund t’i binte ndesh vullnetit të grupit duke shkelur vendimin politik”, deklaroi Balla.
Kryesia e Grupit Socialist ka vlerësuar deputetët, që sipas deklaratës zyrtare, pavarësisht arsyeve shëndetësore apo familjare të qenësishme nderuan mandatin e Partisë Socialiste dhe kontribuan me praninë e me votën e tyre në ushtrimin e plotë të vullnetit politik të grupit socialist.
“Nga ana tjetër Kryesia e Grupit Socialist mirëkuptoi plotësisht pamundësinë objektive të deputetit Pandeli Majko për të qenë i pranishëm në seancë dhe në emër të të gjithë deputetëve socialistë uron bashkë me të gjithë shqiptarët suksesin e plotë të kandidaturës së tij për postin e lartë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Balla.

Sipas tij, deputeti Kastriot Islami u largua nga votimi duke e shkelur vendimin politik plotësisht i vetëdijshëm për përmbajtjen e normës statutore në rastin e kësaj shkeljeje, çka nënkupton automatikisht çregjistrimin e tij nga Grupi Parlamentar Socialist.
“Trumpetimi i kësaj pasoje në mediat e qeverisë si tjetër gjë përveç vullnetit të lirë të deputetit për të bërë një zgjedhje të ndryshme nga ajo e grupit, duke marrë përsipër të vetëlargohet përmes shkeljes së vendimit kolegjial, është thjesht vazhdë e propagandës antiopozitare”, ka pohuar deputeti Balla për gazetarët”.


ORA 13.45 GRUPI ÇRREGJISTRON KASTRIOT ISLAMIN. MALAJ, BELLO E 2 TË TJERË KUNDËR
Grupi kuvendor socialist vendosi me shumicë votash përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Votuan kundër këtij vendimit Arben Malaj, Marko Bello, Tom Doshi dhe Hazir Gashi. Dy te tjere abstenuan. Mungojne ne mbledhje Ben Blushi dhe Andis Harasani.

ORA 13.27 ISLAMI LARGOHET NGA PS: VENDIMI I RRALLË PËR DEMOKRACINË
"Vendimi i grupit të PS është një ngjarje e rrallë për politikën shqiptare dhe e pamundur për vendet demokratike. Ndaj, unë nuk mund ta shpenzoj qëndrimin tim në një sallë të mbyllur dhe do largohem që nga ky moment", tha Islami, i cili u largua drejt kryesisë së Kuvendit, ku në orën 14.30 do të mbajë një konference të posaçme për shtyp.
"Kuvendi, pas Partisë Socialiste është vendi i dytë, ku unë mund të shpreh mendimin tim", tha Islami, i cili pritet që pas pak të bëjë publik edhe fjalimin që kishte përgatitur për mbledhjen e sotme.


ORA 13.25 VENDIMI NË GRUP: MBLEDHJA PA MEDIAN
Grupi kuvendor socialist ka vendosur të refuzojë kërkesën e Islamit për të patur mediat gjatë diskutimeve për përjashtimin e tij. Vendimin e ka bërë të ditur vetë Islami, i cili ka cituar nënkryetarin e grupit Taulant Balla.
"Zoti Balla më tha se kjo mbledhje dhe gjithë të tjerat pas kësaj do të mbahen me dyer të mbyllura", tha Islami.


ORA 13:15 ISLAMI: RAMA DO VENDOSË PËR MEDIAT
Pasi ka hyrë në mbledhjen e grupit, Islami mësohet se ka kërkuar praninë e mediave. Me fjalimin në xhep, Islami ka bërë sërish një deklaratë për gazetarët.
"Ruçi ka hapur mbledhjen duke prezantuar rezultatin e votimit kundër kreut të KLSH, ku unë nuk mora pjesë. Unë vetë, kërkova që të hyjë media dhe tani Rama po diskuton me deputetët për këtë kërkesë", tha Islami, i cili po qëndron jashtë sallës së mbledhjes.

ORA 13.10 ISLAMI MBËRRIN NË PS
Deputeti socialist Kastriot Islami mbëriin në PS. Ai ka deklaruar për gazetarët se i ka kërkuar kryetarit të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi që mediat të jenë të pranishme gjatë mbledhjes për përjashtimin e tij.
"Në rast se mediat nuk do jenë unë do mbaj qëndrimin tim", tha Islami.


ORA 12.00 ISLAMI FLET PËR SHQIPTARJA.COM
60 minuta përpara fillimit të mbledhjes së grupit kuvendor socialist ku do të vendoset përjashtimi i tij, deputeti Kastriot Islami deklaroi se nuk do të marrë pjesë. Në një prononcim për Shqiptarja.com deputeti socialist deklaroi se do të hyjë në sallën e mbledhjes vetëm nëse do të lejohët prania e kamerave dhe gazetarëve.“Vetëm nëse do të ketë media, unë do të marr pjesë në mbledhjen e orës 13.00”, tha Islami për Shqiptarja.com.

PS, ENDE ASNJE VENDIM ZYRTAR PËR MBLEDHJEN
Ora 13.00 pritet të zbardhë vendimin e deputetëve socialistë lidhur me propozimin e kryesisë për çrregjistrimin nga grupi të deputetit Kastriot Islami.
Nga selia rozë dhe zyra e shtypit nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për mediat nëse duhet apo jo ta ndjekin takimin e sotëm. Tradicionalisht, gazëtarët, disa kohë pas zgjedhjes së Ramës në krye të PS kanë ndjekur mbledhjet e grupit kuvendor, vetëm gjatë fjalës së kryesocialistit.
Pas kësaj, dyert janë mbyllur për gazetarët, të cilët qëndrojnë në pritje pranë selisë së PS për deklarata pas takimit, ose siç ndodh më së shumti ruajnë kontaktet me burimet personale pranë grupit kuvendosr për informacionet e dala nga takimi.
Deri më tani, e njëjta praktikë duket se do të ndiqet deri më sot, kur nuk lajmërohet prania e kamerave në sallën e mbledhjes. Kjo mbështetur edhe në faktin se nuk është lajmëruar as ndonjë fjalim i Ramës, drejtuar deputetëve.
Por, nuk përjashtohet mundësia që ngjarjet të marrin tjetër rrjedhë në orën 13.00.


PËLLUMBI: TË IKË ISLAMI
Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com profesori i socialistëve,Pëllumbi duke komentuar propozimin e Ramës për çrregjistrimin nga grupi i PS të Islamit tha se partia ka rregulla dhe zbatimi është një respekt ndaj tyre. Ai tha, ndër të tjera se përvoja e partive të vendeve demokratike e përmban përjashtimin. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në "Shqiptarja.com"

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë