PS “JO” dekretit për arsimin
PD: Do e çojmë në Kushtetuese

PS “JO” dekretit për arsimin<br />PD: Do e çojmë në Kushtetuese
TIRANË - Demokratet paralajmërojnë ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të projektligjit të arsimit të lartë, i cili një muaj më parë u kthye në Kuvend për rishqyrtim nga presidenti Nishani me argumentin se mes të tjerash cënonte pavarësinë e universiteteve.

Të majtët në komisionin parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Edukimit rrëzuan dekretin e Nishanit, të cilin deputetët demokratë kanë deklaruar se do ta çojne në Gjykatë për interpretimin e ligjit themeltar të shtetit. Dekreti u rrëzua me 7 votat kundër të deputetëve të shumicës dhe vetëm 4 pro të opozitës.

Luciano Boçi: Të diskutohet edhe njëherë Ligji i Arsimit nga e para me gjithë grupet e interesit
Lindita Nikolla: 3.5 milionë dollarë investime nga qeveria për arsimin parauniversitar për infrastrukturë dhe klasat dixhitale. Kurrikulat e ndryshuara një premtim i mbajtur, klasat e para e te 6 me tekste te reja. Kemi garantuar transportin e nxënësve e mësuesve qe banojnë larg shkollave ne distanca mbi 5 km

Debate shkaktoi në komision edhe ngjarja e së hënës në shkollën e Hotolishtit në Librazhd për largimin njëherësh të 28 mësuesve. E pranishme ne komisionin ministrja Nikolla sqaroi se vendimi u mor pas disa denoncimeve për dhune ndaj nxënësve.

Boçi: Sjellje politike me mësuesin këtë vit të ri shkollor. Dje shumë mësues janë pushuar nga puna jo vetëm në Librazhd e Prrenjas, por në shumë shkolla. Qeveria dhe ministria nuk kanë reaguar për asnjë akuzë te PD. Keni pushuar 4 mësues me mbiemrin karriqi që janë të afërm të kandidatit të PD për bashkinë e Prrenjasit. Janë thirrur drejtorët e shkollave që të bëjnë listimet politike të mësueseve për t’i larguar nga puna.

Nikolla: Ju akuzoni me mikrofon, por unë nuk hesht sepse shkoj tek shkollat ku ka probleme. Të sfidoj për të shkuar bashkë në shkollat e Librazhdit për të parë se nuk diskreditohen mësuesit për shkak të bindjeve politike. Ne po ndërtojmë sisteme për përzgjedhjen e mësuesve. Nuk kam heshtur për Hotolishtin. Nesër do të kemi reagimin zyrtar të asaj se çfarë ka ndodhur. Është ngritur grupi i inspektimit për Librazhdin, janë rrahur mësues në sy të nxënësve në Hotolisht.

Projektligji për arsimin e lartë ndër muaj u kundërshtua nga pedagogët dhe studentët. Pas dekretit të presidentit për ta kthyer në Kuvend, grupet e interesit kanë lajmëruar protesta këtë të enjte, me slloganin “Ne këmbëngulim, rezista vazhdon”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe