PS: Llalla ikën. Bylykbashi: Po
tentoni kapjen e Kryeprokurorit

PS: Llalla ikën. Bylykbashi: Po<br />tentoni kapjen e Kryeprokurorit<br /><br>
Deputeti i PD, Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në Report Tv duke kundërshtuar idenë e zgjedhjes së një prokurori të ri të përgjithshëm të përkohshëm me 36 vota. Bylykbashi u shpreh se shumica kërkon që të kapë drejtësinë për të mbuluar dosjet e nxehta, ndërsa opozita nuk do të lejojë një lëvizje të tillë.

Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, Kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun.

Ligji përcakton qartë vendimin e merr Kuvendi me 3/5 për Kryeprokurorin e ri. Këto janë të gjithë përpjekjet e shumicës që Kryeprokurorin kërkon ta zgjedhë me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit, që të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin” deklaroi ai.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, ka paralajmëruar largimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla këtë të premte. Deputeti socialist tha se mandati i Adriatik Llallës, sipas përcaktimeve kushtetuese përfundon në datën 7 dhjetor 2017.

Për sa kohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucioni që do propozojë Kryeprokurorin, nuk është konstituuar, Balla tha se ligji për Prokurorinë ka parashikuar zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm nga radhët e Prokurorisë me 15 vite eksperiencë pune dhe gradë shkencore. 

OPDAT dhe EURALIUS pak ditë më parë përmes një dokumenti duke iu referuar dispozitave tranzitore për zgjedhjen e Kryeprokurorit sugjeruan zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital