PS-LSI 10 akuza ndaj Çefës e
Lelçaj, kërkojnë shkarkimin

PS-LSI 10 akuza ndaj Çefës e<br />Lelçaj, kërkojnë shkarkimin
TIRANE- Mazhoranca nis zyrtarisht reformën në drejtësi duke kërkuar shkarkimin nga Kuvendi të dy anëtarëve në KLD, zëvendëskryetarin Elvis Çefa dhe anëtarin Lulzim Lelçaj. Janë 39 deputetë të mazhorancës që kanë depozituar, në selinë e Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, duke detajuar të gjitha shkeljet e konstatuara. Vetëm tre ditë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, PS-LSI paraqitën nismën e reformimit të strukturës më të lartë të gjyqësorit. Kjo duke nënvizuar se nuk është gjetur mbështetja në realizimin e reformave si dhe në krijimin e një sistemi të mirëfilltë drejtësie në vend.

Kërkesa
Në materialin prej 12 faqesh, fillimisht deputetët nënshkrues nxjerrin në pah faktin se gjyqësori sot gjendet i vlerësuar gjerësisht si i korruptuar. Ndërsa nuk është ushtruar as vullneti i besuar nga Kuvendi, duke u bërë pjesë e shkeljeve të rënda në KLD. Kërkesa nis me firmën e kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe rendit njëra pas tjetrës 10 shkeljet, që, sipas deputetëve, kanë kryer Çefa dhe Lelçaj. Dhe si shkak i tyre propozohet nisja e procedurave të lirimit nga detyra. Argumentimi i shkeljeve të listuara nis me lejimin e konfliktit të interesit, në rastin e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni si anëtar i Këshillit drejtues të Magjistraturës, për të vijuar më pas me mos emërimin e gjyqtarëve brenda afateve.

Në vijim të argumenteve të dhëna në shkresën drejtuar kreut të Kuvendit Ilir Meta, renditen edhe shkeljet për mos emërimin e 28 kryetarëve të gjykatave në kundërshtim me ligjin, promovimin e paligjshëm të disa gjyqtarëve dhe emërimin e kryetarëve të gjykatave në kundërshtim me legjislacionin. Keqorganizimi i sistemit gjyqësor, sipas deputetëve nënshkrues të kërkesës për shkarkim të dy anëtarëve të KLD-së ka bërë që disa gjyqtarë të privohen nga marrja e pagave.

Gjithashtu deputetët e mazhorancës kanë argumentuar se Çefa dhe Lelçaj, së bashku në KLD nuk kanë marrë në shqyrtim kërkesat e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë dhe ish-Prokurores së Përgjithshme. Fundi i argumenteve mbyllet me emërimin e inspektorit të Inspektoratit të KLD-së Arjan Balliu si gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës duke shkelur hapur ligjin. “Kuvendi përpara këtyre shkeljeve nuk mund të heshtë përkundrazi ka detyrimin kushtetues që në ushtrim të funksioneve të tij të nxjerre përgjegjësitë”, shkruhet në kërkesë.

Ja 19 shkeljet e konstatuara ne KLD
1) Lejimi i konfliktit te interesit ne promovimin e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise;
Dy anetaret e Keshilli te Larte te Drejtesise, z.Elvis Cefa dhe z.Lulezim Lelcaj, me veprimet dhe mosveprimet e tyre dhe ne kundershtim te hapur me stadartin kushtetues te paanesise, jo vetem qe nuk kane parandaluar perdorimin e Keshillit te Larte te Drejtesise nga vete anetaret e tij ne funksion te interesave re tyre personale por dhe kane qene pjese perberese e ketyre procedurave te kundraligjshme. Konkretisht kemi evidentuar disa raste si me poshte:
a) Zgjedhja e anetarit te KLD-se, Gjin Gjoni si anetar i Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures me vendimin nr. 347, date 05.07.2013.

Keshiili i Larte i Drejtesise, pasi shkarkoi pa asnje shkak te ligjshem anetarin e Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures, z.Sokol Binaj, zgjodhi ne te njejten mbledhje ne vend te tij anetarin e KLD-se, z. Gjin Gjoni. Ky zevendesim u krye me paramendim, ne kohen kur kishin filluar procedurat ligjore per zgjedhjen e Drejtorit te ri te Shkolles se Magjistratures dhe me qellimin qe anetari i KLD-se z. Gjin Gjoni, me voten e tij ne Keshiliin Drejtnes te Shkolles se Magjistratures dhe ne Keshillin e Larte te Drejtesise, te propozonte dhe emeronte si Drejtor te Shkolles se Magjistratures, anetarin tjeter te KLD-se, z. Neshat Fana.
b) Zgjedhja e anetarit te KLD-se, z.Neshat Fana si Drejtor i Shkolles se Magjistratures me vendimin nr.359/date 19.0 7.2013.
Ky anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise ka perdorur vendimarrjen e tij ne funksion te interesave personale, per t’u zgjedhur si Drejtor i Shkolles se Magjistratures, duke votuar per shkarkimin pa asnje shkak te ligjshem te anetarit te Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures, z. Sokol Binaj dhe zevendesimin e tij me anetarin e KLD-se z.Gjin Gjoni, ne menyre qe te garantonte nje vendim pro kandidatures se tij.
c) Zgjedhja e anetarit te KLD-se, z.Ilir Mustafaj si gjyqtar i Gjykates se Apelit Tirane, me vendimin nr. 3.9, date 05.07.2013.
Ne kundershtim flagrant me piken 3, te nenit 11 te ligjit nr. 77/2012, date 26.07.2012 “Per organizimin dhe funksiomniin e Konferences Gjyqesore Kombetare” qe parashikon se;  “Anetaret e KLD-se, te zgjedhur nga KGJK-ja, nuk mund te paraqesin kerkese per transferim apo ngritje ne detyre gjate ushtrimit te mandatit te tyre. Anetaret e KLD-se, z.Elvis Cefa dhe z. Lulezim Lelçaj, me veprimet dhe  mosveprimet e tyre kane lejuar qe Keshilli, ne mbledhjen e dates 05.07.2013, te marre ne shqyrtim kerkesen e paraqitur nga anetari z. Ilir Mustafaj, per t’u ngritur ne detyre dhe ka vendosur miratimin e kesaj kerkese, duke i propozuar Presidentit te Republikes emerimin e ketij anetari te KLD-se si gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Tirane.
Kjo shkelje e rende e ligjit konfirmohet nga vendimi nr. 11, date 06.03.2014 i Gjykates Kushtetuse pikerisht per rastin konkret.
 
2) Mos-emerimi si gjyqtar brenda afatit ligjor te magjistrateve qe kane perfunduar Shkollen e  Magjistratures ne vitet 2012, 2013 dhe 2014;
Keshilli i Larte i Drejtesise ne kundershtim me ligjim ka zvarritur tej cdo afati ligjor emerimin e 16 magjistrateve qe perfunduan-studimet ne vitin akademik 2011-2012 dhe 2012-2013. Emerimi i ketyre studenteve te magjistratures u be vetem gjate vitit 2014.
Magjistratet nuk emeroheshin megjithese ekzistonin vende vakante ne disa prej gjykatave te shkalles se pare. Gjate kohes se mos-emerimit 16 magjistratet jane paguar si gjyqtare nga Buxheti i Shtetit, nderkohe qe asnjeri prej tyre nuk kryente detyren e gjyqtarit.  Edhe magjistratet qe kane perfunduar ShkoIIen e Magjistratures ne qershor te vitit 2014 ende nuk jane emeruar nga Keshilli i Larte i Drejtesise.
Dy anetaret e KLD-se jane pajtuar me kete situate te kundraligjshme, duke mos ndermarre asnje veprim ligjor per perfshirjen e kesaj ceshtje ne vendimarrjen e Keshillit te Larte te Drejtesise,
 
3) Marrja nga KLD-ja e kompetencave te ShkoIIes se Magjistratures ne testimin seleksionues te kandidateve per gjyqtare ne gjykatat administrative;
 Keshilli i Larte i Drejtesise me vendimin nr. 299/1, date 30.1 1.2012 “Per procedurat e perzgjedhjes se kandidateve per gjyqtare ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare dhe te Apelit”, ka tejkaluar ne menyre flagrante kufijte e ligjit, sepse ka marre atributet e nje autoriteti tjeter, te caktuar me ligj. Ne kundershtim me nenin 5, pika 4 te ligjit nr. 49. date 3.5.2012 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative” dhe shtojcen e tij, me kete vendim KLD ka vendosur:
-rregulla te cletyrueshme sjellje (norma juridike) per organizimin e testimit te kandidateve per ne gjykaten administrative dhe per ngritjen e komisionit per krverjen e ‘ketij testimi seleksionues;
-perberjen e komisionit te testimit seleksionues;
-hartimin e fondit te pyetjeve per testimin seleksionues.
Ky vendini i KLD-se eshte haptazi i paligjshem dhe per rrjedhoje absolutisht i pavlefshem. Ky vendim ka shmangur urdherimin ligjor qe percakton Shkolien e Magjistratures si organin kompetent per kryerjen e kesaj veprimtarie.
Me veprimet e kryera, z.Cefa ne poziciomn e Zevendeskryetarit te KLD, si dhe z. Lelcaj ne pozicionin e anetarit kane shkelur rende ligjin, sepse kane lejuar veprime qe ligji (prima facie)nuk i lejon te kryhen. Pergjegjesia e tyre eshte e rende jo vetem ne hartimin dhe miratimin e nje akti neniigjor qe eshte ne kundershtim flagrant me ligjin(sepse jane miratuar norma te cilat ligji nuk i lejon), por njekohesisht edhe se e kane zbatuar nje vendim te tille.
Kjo veprimtari e kunderligjshme deformoi rende procesin e perzgjedhjes se gjyqtareve ne gjykatat administrative. Aktualisht te gjitha gjykatat administrative te shkalles se pare jane me organika te paplotesuara me gjyqtare megjithese po plotesohet nje vit nga fillimi i funksionimit te tyre.
 
4) Marrja nga KLD e kompetencave te Ministrit te Drejtesise per shpalljen e vendeve vakant ne gjykata;
KLD ne kundershtim me ligjin, ne mbledhjen e dates 11.04.2014, me vendimm nr. 41 shpalli vende vakant ne 9 gjykata te shkalles se pare dhe te apelit pa pasur propozim te Ministrit te Drejtesise. Neni 28/1, shkronja a, i ligjit nr.8811, date 17.05.2001 “Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise”‘ (i ndryshuar) parashikon se “Keshilli i Larte i Drejtesise me propozim te Ministrit te Drejtesise shpall publikisht vendet vakant per gjyqtare jo me vone se nje muaj para mbledhjes…”
Te dy anetaret e KLD-se te zgjedhur nga Kuvendi kane votuar per shpalljen e ketyre vendeve vakante ne kundershtim me ligjin dhe me pas kane vazhduar shkeljen e ligjit nepermjet pjesemarrjes ne te gjithe proeesin e emerimit te gjyqtareve ne keto vende vakante bazuar ne kete vendim, duke  thelluar paligjshmerine e ketij procesi.

Keshilli ne keto vende emeroi edhe kandidate qe vinin nga jashte sistemit dhe kishin kryer funksione politike (si ne rastin e emerimit te znj. Enkelejdi Hajro), nderkohe qe nuk rishperdanin gjyqtaret qe sherbenin ne gjykata me organike te reduktuar dhe per pasoje prej shume muajsh nuk merrnin pagen e gjyqtarit, si ne rastin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje.
 
5) Mosemerimi i kryetareve te 28 gjykatave ne kundershtim te hapur me ligjin, duke lejuar per shume vite drejtimin e tyre nga kryetare me mandat te paligjshem;
Keshilli i Larte i Drejtesise ne kundershtim me ligjin prej disa vitesh ka lejuar nje situate krejtesisht te papranueshme ne drejtimin e gjykatave. Sipas nenit 2, shkronja e) te ligjit nr. 8811, date 17.05.2001 “Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise” (i ndiyshuar), KLD emeron kryetaret e gjykatave te shkalles se pare dhe te gjykatave te apelit.
Kete kompetence ligjore KLD nuk e ka ushtruar duke lene ne krye te gjykatave, deri ne 6 vite kryetare te cileve ju kishte mbaruar mandati ose gjyqtare te deleguar si kryetare prej vitesh. Mos emerimi i kryetareve te gjykatave clhe mbajtja e tyre te deleguar per vite te tera, ka krijuar nje situate keqorganizimi dhe keqfunksionimi te gjykatave pasi drejtuesit e tyre ishin ne kushte pasigurie dhe papergjegjshmerie ne ushtrimin e detyres se tyre.
Skandali i denoncuar nga mediat ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Puke e cila drejtohej nga nje kryetar te cilit i kishte mbaruar mandati prej nje vit e gjysem, ku ambientet e gjykates perdoreshin per marrje dhe dhenie parash, per te siguruar vendime korruptive te gjykates, eshte shembulli me tipik i pasojes se rende qe ka sjelle shkelja e ligjit nga KLD.
 
6) Emerimi i kryetareve te gjykatave ne kundershtim me ligjin;
a) Emerimi i kryetareve te gjykatave eshte bere ne kundershtim me nenin 16, pika 2 te ligjit nr.9877, date 18.02.2008 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” i cili parashikon se: “Kandidati per kryetar i gjykates se shkalles se pare dhe gjykates se apelit duhet te jene vleresuar “Shume mire” nga Keshilli i Larte i Drejtesise, dy heret e fundit”.
 
Te gjithe kryetaret e emeruar nuk kane permbushur kriterin e sipercituar pasi kane pasur vetem nje vleresim per veprimtarine si gjyqtare ne vitet 2005-2006.
b) KLD ne kundershtim me vendimm nr.227/2, date 28.3.2008 te Keshillit te Larte te Drejtesise “Per funksionimin ne gjykata” ka shkelur proceduren qe duhet te ndiqet per njoftimin e vendeve vakante per pozicionin e kryetarit te gjykates.
Konkretisht nuk jane zbatuar neni 7.1dhe 7.2 i vendimit te mesiperm qe parashikojne se: “Me qellim per te mos krijuar vakum ne procesin e drejtimit te gjykates, vendi vakant per pozicionin e kryetarit te gjykates shpallen deri  tre muaj perpara perfundimit te mandatit 4 vjecar te kryetarit te gjykates.
Ne rastet kur vendi i kryetarit ne nje gjykate mbetet vakant per nje nga situatat e mbarimit te mandatit perpara afatit ligjor, Keshilli i Larte i Drejtesise, delegon nje nga gjyqtaret e kesaj gjykate per te kryer perkohesisht detyren e kryetarit. Vendi vakant ne kete rast duhet te plotesohet brenda tre muajve nga krijimi i tij.
c) KLD ka ri-emeruar si kryetare gjykatash kandidate qe kishin drejtuar gjykatat si te deleguar deri ne 6 vite ose qe kishin perfunduar mandatin e tyre kater vjecar, pa bere asnjehere vleresimin e tyre si kryetare. Ne kete menyre KLD ka shkelur hapur nenin 9.1 te vendimit nr.227/2, date 28.3.2008 te Keshillit te Larte re Drejtesise per funksionin drejtues ne gjykatai cili parashikon se “Kryeinspektori i Keshillit te Larte te Drejtesise, nje here ne dy vjet ose kur kerkohet nga Keshilli i Larte i Drejtesise, paraqet perpara Keshillit nje raport per punen e kryer nga kryetari i gjykates”.

Te dy anetaret e KLD-se, perfaqesues te Kuvendit z. Elvis Cefa dhe z. Lulezim Lelcaj, kane qene pjese aktive e ketyre shkeljeve.
 
7) Promovimi i gjyqtareve ne kundershtim me ligjin;
Promovimi i gjyqtareve nepermjet emerimit ne gjykatat e apelit eshte bere ne kundershtim me nenin 12, pika 3, shkronja c) te ligjit nr.9877, date 18.02.2008 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” parashikon se kandidati per gjyqtar i gjykates se apelit duhet  te jete vleresuar “Shume mire” per aftesite profesionale dy heret e fundit.
Neni 13 i ligjit te sipercituar percakton se KLD, te pakten nje here ne tre vjet, ben vleresimin e aftesive profesionale te gjyqtarit.Vetem ne janar te ketij viti ka perfunduar vleresimin profesional per vitet 2005-2006. Ne kete kuptim promovimet e gjyqtareve dhe emerimet e kryetareve te gjykatave nuk jane bazuar ne kriteret objektive te vleresimit te veprimtarise profesionale, Keshilli i Larte i Drejtesise nuk ka zbatuar as nenin 43. pika 2 te ligjit te sipercituar qe parashikon se: “Deri ne kryerjen e dy vleresimeve per aftesite profesionale, sipas nenit 13 te ketij ligji, gjyqtari i gjykates se shkalles se pare, qe konkuron per gjyqtar ne gjykaten e apelit ose ne gjykatat per krimet e renda i nenshtrohet nje vleresimi me procedure te pershpejtuar.
 
Megjithese anetare te tjere te Keshillit dhe Ministri i Drejtesise kane kerkuar ne menyre te perseritur zbatimin e ligjit, dy anetaret e KLD-se te zgjedhur nga Kuvendi kane votuar ne menyre te vazhdueshme ne kundershtim te hapur me dispozitat urdheruese te ligjit.
Per pasoje promovimi i gjyqtareve ne gjykatat e apelit nuk eshte bazuar ne kritere objektive, por vetem mbi vleresime subjektive te anetareve te Keshillit.
 
8) Keqorganizimi i sistemit gjyqesor me pasoje cenimin e statusit te disa gjyqtareve duke i privuar nga paga;
 Keshilli i Larte i Drejtesise ne kundershtim te hapur me ligjin, deri ne mesin e vitit 2014 nuk ka zbatuar Dekretin Nr. 7818. date 16.1 1.2012, te Presiclentit te Republikes “Per caktimin e numrit te gjyqtareve ne gjykatat e shkalles se pare, te apelit dhe te gjykatave administrative, si dhe caktimin e kompetencave tokesore dhe selise se qendrave te gjykatave administrative”, duke mos transferuar gjyqtaret nga gjykatat qe paten ulje te organikes drejt gjykatave qe kishin vende vakante. Nderkohe KLD emeronte gjyqtare nga jashte sistemit.
Si pasoje e ketyre mosveprime te KLD-se ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lushnje per disa muaj u bllokua  fondi i pagave per shkak te numrit me te madh te gjyqtareve ne raport me ate te percaktuar ne dekretin e sipercituar duke cenuar standardin kushtetues te mosenimin e pages se gjyqtarit.
 
9) Shkelje e rende e ligjit per mosmarrje ne shqyrtim te kerkesave te ish-Kryetares se Gjykates se Larte dhe ish-Prokurores se Pergjithshme;
KLD, ne shkelje flagrante te detyrimir te parashikuar ne neini 25 te Ligjit nr. 8588 elate 15/03/2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”nuk ka marre ne shqyrtim kerkesen e ish-Kryetares se Gjykates se Larte, per t’u emeruar pas plotesimit te mandatit te saj si gjyqtare ne Gjykaten e Apelit Tirane  edhe pse ne kete gjykate ka patur dhe ka aktualisht vende vakant.
Ne te njejten menyre eshte trajtuar nga KLD edhe kerkesa e ish-Prokurores se Pergjithshme znj. Ina Rama, kerkesa e se ciles per tu emeruar pas mbarimit te mandatit, gjyqtare ne Gjykaten e Apelit Tirane, u la pa u shqyrtuar ne menyre abuzive per me shume se nje vit.
 
10)Emerimi i inspektorit te Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise z. Arjan Balliu si gjyqtar ne Gjykaren e Apelit Durres ne kundershtim te hapur me ligjin;
Ne mbledhjen e dates 11.10.2013 (vendimi nuk eshte publikuar ne rubriken ‘”vendime” te faqes zyrtare elektronike), Keshilli i Larte i Drejtesise ka emeruar inspektorin e Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise z. Arjan Balliu, si gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Durres pa here me pare vleresimin profesional dhe etik te veprimtarise se tij si inspektor, konform nenit 17 te vendimit nr. 195/2/a, date 05.07.2007 “Rregullore per  organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise” i cili parashikon se; “Per kryeinspektorin dhe inspektoret, keto dy vjet, kryhet vleresimi profesional dhe etik, sipas kritereve e procedurave te percaktuara nga Keshilli i Larte i Drejtesise

Moszbatimi nga KLD i vete vendimit te saj shpjegohet me lidhje nepotike qe ekziston midis z. Arjan Balliu me Zv/Kryetarin e KLD-se z. Elvis Cefa dhe nje anetar tjeter te KLD-se. Gjithashtu duhet theksuar se ky emerim eshte bere ne kushtet kur Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise funksion me mangesi te theksuara ne organiken e tij, qe sjellin si pasoje mospermbushjen e detyrave ligjore.

SI KONKLUZION
Te dy anetaret e zgjedhur nga Kuvendi ndaj te cileve kerkohet shkarkimi kane shkelur rende ligjin, sepse kane kryer veprime qe ligji (prima facie) nuk i lejon te kryhen. Pergjegjesia e tyre eshte e rende jo vetem ne hartimin dhe miratimin e nje akti nenligjor, qe eshte ne kundershtim flagrant me ligjin (sepse jane miratuar norma te cilat ligji nuk i lejon), por njekohesisht edhe se e kane zbatuar nje vendim te tille.

Po ashtu, Keshilli i Larte i Drejtesise, ne kundershtim nga sa detyron Kushtetuta, ligjet dhe jurisprudenca e Gjykates Kushtetuese, pavaresisht perpjekjeve te Ministrit te Drejtesise nuk po harmonizon dhe bashkevepron veprimtarine e tij, me ate te Ministrise se Drejtesise, duke bere qe kjo Ministri te mos permbushe plotesisht dhe me efektivitet, misionin qe Kushtetuta dhe ligji i ka ngarkuar kesaj dege te ekzekutivit, gje qe ne menyre te paprecedente e ka detyruar Ministrin e Drejtesise qe t’i kerkoje pubiikisht legjislativit, qe ne ushtrim te fuksioneve te tij kushtetuese te nderhyje duke marre te gjitha masat e nevojshme, me qellim jo vetem rritjen e pavaresise, por dhe te efikasitetit dhe llogaridhenies se ketij institucioni kushtetues.

Kuvendi perpara shkeljeve te tilla te renda te iigjit nuk mund te heshte. Perkundrazi, Kuvendi ka detyrimin kushtetues qe ne ushtrim te funksioneve te tij te nxjerre pergjegjesite perkatese ndaj cdo funksionari te cdo organi kushtetues, qe zgjidhet dhe shkarkohet prej tij, veprimtaria dhe aktet e te cileve vleresohen, si ne kundershtim flagrant me ligjin.

Shkeljet e analizuara me lart, ne kuptim edhe te interpretimeve te bera nga Gjykata Kushtuese, konsiderohen shkelje te renda te ligj it dhe per kete arsye gjykojme se kerkesa per shkarkimin e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise, te zgjedhur nga Kuvendi i Shqiperise, z. Elvis Cefa dhe z. Lulezim Lelcaj eshte e motivuar ne fakte dhe ne ligj dhe ploteson kerkesat e nenit 114 te Rregullores se Kuvendit.

PDF/Raporti i plote. Ja 10 Shkeljet e KLD-se



Gjin Gjoni: Ministri kërkoi shkarkimin, KLD e  çoi në Shkollën e Magjistraturës
Deputetët në kërkesën e tyre për lirimin e Çefajt dhe Lelçaj nga detyra kanë hedhur dhe akuzën e konfliktit të interesit në emërimin e njëri-tjetrit. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi shkarkoi pa asnjë shkak të ligjshëm anëtarin e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Binaj, zgjodhi në të njëjtën mbledhje në vend të tij, anëtarin e KLD-së, Gjin Gjoni.

Ky zëvendësim u krye me paramendim, në kohën kur kishin filluar procedurat ligjore për zgjedhjen e drejtorit të ri të Shkollës së Magjistraturës dhe me qëllimin që anëtari i KLD-së Gjin Gjoni, me votën e tij në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës dhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të propozonte dhe emëronte si Drejtor të Shkollës së Magjistraturës, anëtarin tjetër të KLD-së, Neshat Fana”, shprehen deputetët. Skemë kjo që sipas deputetëve tregon dhe shkeljet e kryera nga nënkryetari dhe anëtarët e KLD-së.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion