PS-LSI 4-vjet bashkë, Haxhinasto: 
S'kemi vendosur për 18 qershorin

PS-LSI 4-vjet bashkë, Haxhinasto: <br />S'kemi vendosur për 18 qershorin
Sot bëhen 4 vite nga marrveshja PS-LSI dhe pritet nëse pakti do të rinovohet apo jo.

LSI akoma nuk është shprehur akoma nëse do vazhdojë me PS-së në koalicion apo do futet e vetme në zgjedhje, ose në edhe me PD-në.

Përpos përplasjeve e akuzave të krerëve më të lartë të LSI-së ndaj ministrave të PS-së, Lëvizaja Socialistë për Integrim ka hedhur edhe hapa faktikë, si mospjesmarrja në zgjedhjet e Kavajës, çka dëshmojnë për krisje të koalicionit.

Nga Përrenjasi, Edmond Haxhinasto tha se nuk ka akoma një vendim për këtë çeshtje dhe sapo të merret vendimi do merret vesh.

“Të jeni të bindur që në momentin që do të merret një vendim për këtë çështje do e merrni vesh. E rëndësishme është që koalicionet të jenë funksionale, serioze. Marrëveshjet të bëhen të elaboruara, të detajuara në mënyrë që secila nga palët të ketë shumë mirë të përcaktuara cilat janë përgjegjësitë e përbashkëta dhe sigurisht, kjo do të jetë e rëndësishme edhe në momentin e llogaridhënies”, deklaroi Edmond Haxhinasto.

Ai thotë se koalicioni ka arritur të realizojë gjëra pozitive, por shton se ka aspekte të rëndësishme që mund dhe duhet të ishin bërë ndryshe e një nga këto aspekte, për LSI-në është edhe arsimi.

“Kjo nuk është një çështje politike, kjo është çështje e përqasjes që ne kemi për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse projektojmë një zhvillim më të shpejtë të Shqipërisë, nëse projektojmë një zhvillim me ritme më të larta të ekonomisë, nëse projektojmë një Shqipëri europiane, edhe sistemi arsimor duhet t’i përgjigjet në mënyrën më efikase këtyre sfidave. Mendoj se ka shumë për të bërë. Edhe kryetari i LSI-së u shpreh qartë për vizionin që ka LSI për ato gjëra që duhen bërë në arsim, në mënyrë që brezi i ri të jetë në lartësinë e sfidave për t’u integruar në mënyrën më dinjitoze në BE”, shton ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve