Kjo solli edhe një sërë ndryshimesh në drejtimet e këshillave bashkiakë, ku edhe në bashkitë më të mëdha në vend, këshillat udhëhiqeshin nga koalicioni i djathtë, morën drejtimin e të majtëve. Një gjë e tillë ndodhi edhe në Bashkinë e Tiranës, ku pas bashkimit të votave të anëtarëve të majtë me ata të LSI, solli një përmbysje të vendimmarrjeve, gjë që tashmë është kthyer në një ngërç pasi të majtët kërkojnë që të marrin drejtimin e këshillit bashkiak.
Në rast se PS dhe LSI do të bashkonin votat më parë, atëherë nuk do të ishte miratuar as plani i ri urbanistik i Tiranës, por mund të mbetej në fuqi ose të përmirësohej ai që kishte propozuar ish-kreu i bashkisë, Edi Rama.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)