PS-LSI-PDIU fusin reformën në
Parlament, priten vota nga PD

PS-LSI-PDIU fusin reformën në<br />Parlament, priten vota nga PD
Mazhoranca qeverisëse, pas mbështetjes publike nga ana e amerikanëve, ka vendosur të përshpejtojë hapat për miratimin e draftit për Reformën në Drejtësi në Parlament. Tre partitë kryesore në mazhorancë, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU kanë shprehur vullnetin për përfshirjen e projektit kushtetues në axhendën e punimeve të Kuvendit. Teksa negociatat për të gjetur rrugën e konsensusit vijojnë me intensitet, 33 ligjvënës kanë firmosur për përfshirjen e Reformës në Drejtësi në procedurat parlamentare. Përpos 31 deputetëve të Partisë Socialiste, drafti është firmosur edhe nga deputeti i PDIU Tahir Muhedini dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Disa ndër ligjvënësit socialistë që kanë firmosur janë; Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Pandeli Majko, Ulsi Manja, Namik Dokle, Alfred Peza, Fatmir Toçi, Musa Ulqini, Olta Xhacka, Artan Gaç, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, Shkëlqim Cani, Erion Braçe etj.

Fati i draftit
Pas vullnetit të 33 deputetëve, të shprehur me firmat përkatëse në dokumentin në fjalë, drafti për Reformën në Drejtësi pritet të depozitohet në Kuvend, duke e çuar në tavolinën e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare. Pas këtij hapi, Konferenca e Kryetarëve pritet ta përfshirë draftin në kalendarin e punimeve, përkatësisht edhe në seancë plenare. Projektligji me ndryshimet kushtetuese u shpërndahet deputetëve dhe ai futet menjëherë në programin e punës. Megjithatë, diskutimi i tij në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit fillon vetëm dy javë pas depozitimit në Kuvend. Ndërkaq, Konferenca mund të caktojë një datë për miratimin e draftit në seancë plenare, por kjo nuk do të thotë se drafti është i pandryshueshëm, gjithnjë nëse palët do të gjejnë rrugën e konsensusit për çështjet që i ndajnë. Kryeministri Rama ka deklaruar se negociatat do të vijojnë deri në minutat e fundit, ndërsa ka shpallur edhe planin B për ta hedhur në miratim reformën edhe pa Partinë Demokratike.

Sfida e votave
Për miratimin e Reformës në Drejtësi duhen 94 vota në Parlament. Referuar ekuilibrave aktuale, shumicës në pushtet, i duhen votat e 5-6 deputetëve të opozitës për miratimin e projektit kushtetues, gjithnjë nëse nuk do të ketë një dakordësi mes palëve për modalitetet e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë në institucionet kryesore të drejtësisë së re. Në rrethet politike dhe mediatike flitet për disa deputetë të PD, të cilët mund të braktisin frontin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, duke votuar Reformën në Drejtësi, pa pikën 88. Edhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka deklaruar se në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ka deputetë që janë dakord për ta votuar Reformën në Drejtësi edhe pa nenin 88, atë që po mban peng konsensusin. Megjithatë, asnjë ligjvënës i djathtë nuk ka deklaruar publikisht votën pro variantit të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT për Reformën në Drejtësi. Deri më sot, rreth 10 deputetë të Partisë Demokratike kanë refuzuar thirrjen e Ambasadës Amerikane për të votuar projektin për Reformën në Drejtësi. Megjithatë, për të evituar rrjedhjen e votave, Sali Berisha dhe Lulzim Basha pritet të marrin masa të forta.
 
 Lëvizja
Tre partitë kryesore në mazhorancë, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU kanë shprehur vullnetin për përfshirjen e projektit kushtetues në axhendën e punimeve të Kuvendit.
 
Deputetët që firmosën
 
1-Fatmir Xhafaj
2-Vasilika Hysi
3-Petrit Vasili
4-Pandeli Majko
5-Ulsi Manja
6-Vexhi Muçmataj
7-Valentina Leskaj
8-Dashamir Peza
9-Pjerin Ndreu
10-Rakip Suli
11-Namik Dokle
12-Alfred Peza
13-Xhemal Qefalia
14-Tahir Muhedini
15-Blerina Gjylameti
16-Fatmir Toçi
17-Musa Ulqini
18-Olta Xhacka
19-Enkeleda Shamku
20-Aurel Xhindi
21-Ervin Koçi
22-Artan Gaç
23-Mimoza Hafizi
24-Namik Kopliku
25-Esmeralda Shkjau
26-Shkëlqim Cani
27-Ervin Bushati
28-Gebtian Bejko
29-Shkëlqim Troplini
30-Evis Kushi
31-Blendi Klosi
32-Klodiana Spahiu
33-Erion Braçe

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr